• вторник, 09 декември 2025

KB alarmon: Prerja e jashtëligjshme e pyjeve shkakton dëm prej mbi miliarda dollarë në vit

KB alarmon: Prerja e jashtëligjshme e pyjeve shkakton dëm prej mbi miliarda dollarë në vit

Najrobi, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Programi për mjedis jetësor në kuadër të Kombeve të Bashkuara (UNEA) sot e filloi sesionin e tij të shtatë në Najrobi me seancë plenare në të cilën morën pjesë përfaqësues të 193 vendeve anëtare. 

UNEA mblidhet çdo dy vjet në kryeqytetin e Kenisë, ku gjendet Programi për mjedis jetësor i KB-së (UNEP).

Në mesin e temave për diskutim është edhe lufta kundër krimit ekologjik, duke përfshirë edhe prerjen e jashtëligjshme të pyjeve në pyjet e shiut, që vlerësohet se shkakton dëm prej më shumë se 1 miliard dollarë në vit. 

Çështje tjetër është nevoja për shfrytëzim të drejtë ekologjik të shëndoshë dhe social të mineraleve kyçe të nevojshme për tranzicionin energjetik dhe për prodhimin e gjysmëpërçuesve. Nevojat energjetike dhe nevojat për burime për fuqi kompjuterike për inteligjencë artificiale do të jenë temë shtesë. 

Konferenca përfundon të premten. fc/

Foto: Arkivi 

 

Остани поврзан