• понеделник, 08 декември 2025

Katari dhe Egjipti bëjnë thirrje për zbatimin e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

Katari dhe Egjipti bëjnë thirrje për zbatimin e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

Gaza, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Katari dhe Egjipti i kanë bërë thirrje Izraelit të tërheqë trupat e tij nga territori palestinez dhe që forcat ndërkombëtare të sistemohen shpejt për të konsoliduar armëpushimin e brishtë me Hamasin.

Këto masa janë vetëm pjesë e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën të propozuar nga presidenti i SHBA-së Donald Tramp, në të cilin Katari dhe Egjipti luajnë një rol ndërmjetësues.

Faza e parë e planit, me zbatimin e armëpushimit në tetor, kërkonte kthimin e të gjithë pengjeve izraelite të mbajtura nga grupi islamist Hamas në Gaza në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë në Izrael. Ajo gjithashtu përfshinte një tërheqje të pjesshme të forcave izraelite nga Rripi i Gazës, i cili mbante kontrollin e afërsisht gjysmës së territorit.

"Jemi në një moment kritik. Ende nuk mund të konsiderojmë se ka një armëpushim; armëpushimi mund të jetë i plotë vetëm me tërheqjen e plotë të forcave izraelite dhe kthimin e stabilitetit në Gaza", tha kryeministri i Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Thani, në një konferencë në Doha.

"Tani ne - Katari, Turqia, Egjipti dhe SHBA - po takohemi për të kaluar në fazën tjetër", vuri në dukje ai.

Ministri i jashtëm egjiptian, Badr Abdelati, dhe homologu i tij nga Katari "theksuan rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për të zbatuar marrëveshjen e paqes në të gjitha fazat e saj", tha ministria egjiptiane pas një takimi midis dy diplomatëve më të lartë të Egjiptit dhe Katarit në margjinat e konferencës së Forumit të Dohas.

Hamasi më parë tha se ishte gati t'ia dorëzonte armët Autoritetit Palestinez, i cili qeveris Rripin e Gazës, "por vetëm me kusht që të përfundojë pushtimi nga armata izraelite". sa/

Foto: MIA arkivi

Остани поврзан