• сабота, 14 декември 2024

Janevska: Ngritja e ndërgjegjësimit ekologjik të nxënësve dhe efikasiteti energjetik i shkollave dhe konvikteve, për ajër më të pastë

Janevska: Ngritja e ndërgjegjësimit ekologjik të nxënësve  dhe efikasiteti energjetik i shkollave dhe konvikteve, për ajër më të pastë

11 nëntor 2024

Cilësia e ajrit në hapsirat e kopshteve dhe shkollave ndikon në shëndetin fizik dhe mental të fëmijëve dhe të rinjve, në funksionet e tyre konjitive dhe produktivitetin e tyre, si dhe në efektivitetin e profesorëve. Prandaj të gjitha rikonstruimet dhe ndërtimet e reja të cilat i miraton Ministria e Arsimit dhe Shkencës duhet të jenë me efikasitet energjetik, me të cilat zvogëlohen emetimet e gazeve të dëmshme dhe mbrohet mjedisi jetësor, tha ministrja Vesna Janevska në panel diskutimin për përmirësimin e cilësisë së ajrit me qëllim që të krijohet mjedis i sigurt, kreativ dhe produktiv, për mësim e cila u zhvillua në Shkup. Diskutimit i parapriu prezantimi i rezultateve nga hulumtimi i cilësisë së ajrit të brendshëm në pesë shkolla dhe pesë kopshte në Kumanovë, Gostivar, Strumicë, Kavadar dhe Strugë.

"Si një vend në zhvillim, ne jemi përballur me burime të kufizuara. Por me masa të mirëplanifikuara dhe të zbatuara për mbrojtjen dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve – pushtetit lokal, shkollave, prindërve, nxënësve dhe kompanive me përgjegjësi shoqërore” mund të arrijmë rezultate më të mira, theksoi ministrja.

Investimet kapitale në 36 shkolla të cilat janë në zhvillim, si dhe projekti për rikonstruimin e të gjitha konvikteve për student në objekte bashkëkohore dhe me efikasitet energjetik, janë pjesë e aktiviteteve të cilat do të rezultojnë në cilësi më të mirë të ajrit. Aktualisht aktivitete ndërtimore po zhvillohen, në “Kuzman Josifovski Pitu” dhe “Stiv Naumov” në Shkup të cilat do të marrin fasada të reja, fotovoltaikë dhe ekosisteme për ngrohje. Për këto masa proaktive për ajër më të pastër në Buxhetin për Arsim për 2025 janë alokuar mjete të veçanta financiare.

“Ajo që do t'i kushtojmë vëmendje të veçantë është ngritja e ndërgjegjësimit ekologjik të fëmijëve dhe të rinjve, përmes aktiviteteve mësimore dhe jashtëmësimore. “Edukimi për ndotjen dhe për ndikimin e veprimeve tona në mjedisin njerëzor dhe cilësinë e ajrit, qysh në moshë të hershme, ndërton qytetarë të përgjegjshëm që do të kujdesen për gjatë gjithë jetës për mjedis më të pastër”, u shpreh ministrja Janevska.

Projekti "Përballja me ndotjen e ajrit” i cili zbatohet nga UNDP në partneritet me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe financohet nga Suedia.

Ministria e Arsmit dhe Shkencës

______________________________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Остани поврзан