• вторник, 09 декември 2025

Izraeli kreu sulme të reja ajrore ndaj caqeve të Hezbollahut në jug të Libanit

Izraeli kreu sulme të reja ajrore ndaj caqeve të Hezbollahut në jug të Libanit

Tel Aviv, 9 dhjetor 2025 (MIA) – Forcat ajrore izraelite përsëri kryen sulme mbi infrastrukturën e grupit “Hezbollah” të mbështetur nga Irani, në jug të Libanit, njoftoi sot në mëngjes armata izraelite, transmeton DPA. 

Në mesin e caqeve ishte edhe një kompleks për trajnim i shfrytëzuar nga forcat speciale elitare “Raduan” të “Hezbollahut”, njoftuan Forcat Izraelite të Mbrojtjes (IDF). 

Kompleksi ishte shfrytëzuar “për planifikim dhe kryerje të veprimeve terroriste kundër trupave të IDF-së dhe civilëve izraelitë”, shtuan nga armata izraelite. 

Sulme shtesë ishin bërë drejt infrastrukturës ushtarake të “Hezbollahut” dhe bazës raketore, shtoi IDF. Nuk ka informacione për viktima. 

“Caqet e sulmuara dhe trajnimi ushtarak i zbatuar si përgatitje për sulme ndaj shtetit Izrael përfaqësojnë shkelje të marrëveshjeve ndërmjet Izraelit dhe Libanit dhe kërcënim për shtetin Izrael”, njoftoi IDF. 

Izraeli dhe “Hezbollahu” u dakorduan për armëpushim në nëntor të vitit 2024 pas më shumë se një viti granatime ndërkufitare, edhe pse që atëherë të dyja palët akuzohen mes vete për shkelje të marrëveshjes. 

Element kyç nga marrëveshja për armëpushim është çarmatimi i “Hezbollahut”, proces i ndjeshëm politik i cili me dekada nuk gjen zgjidhje në Liban, shkruan DPA. 

Izraeli dhe fqinji i tij verior formalisht mbeten në gjendje lufte. Presidenti i Libanit, Zhozef Aun, para pak kohësh sinjalizoi se është i hapur për bisedime të reja me Izraelin. fc/

Foto: Arkivi

 

Остани поврзан