• вторник, 09 декември 2025

Gjorgjievski: Vepra e Shën Klimentit të Ohrit është gurthemel i identitetit tonë kulturor që vazhdon të na udhëheqë nëpër kohëra

Gjorgjievski: Vepra e Shën Klimentit të Ohrit është gurthemel i identitetit tonë kulturor që vazhdon të na udhëheqë nëpër kohëra

Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) – Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se me një delegacion të Qytetit të Shkupit vendosi lule në përmendoren e Shën Klimentit të Ohrit para Bibliotekës Universitare e cila e mban emrin e tij, me rastin e festës shtetërore 8 Dhjetori kushtuar mësuesit dhe prijësit më të madh shpirtëror maqedonas. 

“Sot, me respekt të thellë, përulemi para përmendores së Shën Klimentit të Ohrit, para veprës së shenjtorit, me mençurinë, përkushtimin dhe misionin mësimor të të cilit bota na njeh. Gëzuar dhe përjetë festën, Maqedoni! Populli maqedonas feston me krenari ditën kushtuar njërit prej studentëve më të rëndësishëm të vëllezërve të shenjtë Ciril dhe Metodi, themeluesit të universitetit të parë dhe krijuesit që vuri themelet e shkrim-leximit dhe spiritualitetit të qytetërimit evropian. Vepra e tij është gurthemeli i identitetit tonë kulturor që vazhdon të na udhëheqë nëpër kohëra”, shkroi Gjorgjievski.

Gjorgjievski në publikim porosit- ta ruajmë, kultivojmë dhe mbrojmë kujtimin dhe veprën e mësuesit dhe prijësit më të madh shpirtëror maqedonas. fc/

Foto: Fejbuku i Orce Gjorgjievskit

Остани поврзан