Gashi: Dita e sotme të jetë nxitje për një përkushtim më të madh ndaj arsimit, shkencës, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë
- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka shpreh urimet e tij me rastin e 8 Dhjetorit - Ditës së Shën Klimentit të Ohrit.
Shkup, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi ka shpreh urimet e tij me rastin e 8 Dhjetorit - Ditës së Shën Klimentit të Ohrit.
"Vepra e Shën Klimentit të Ohrit paraqet themelin e edukimit, arsimit dhe kulturës shpirtërore të popullit maqedonas. Trashëgimia e tij është vlerë universale që i tejkalon kufijtë fetarë dhe etnikë dhe është simboli i dijes dhe progresit. Kjo ditë na kujton se investimi në arsim, kulturë dhe dije është themeli më i fortë mbi të cilin ndërtohet shteti i qëndrueshëm, i drejtë dhe demokratik. Në këto vlera, njohim një qëllim të përbashkët - një shoqëri të fortë, të bashkuar dhe perspektive për të gjithë qytetarët. Uroj që festa të jetë nxitje për një përkushtim edhe më të madh ndaj arsimit, shkencës, tolerancës dhe respektit të ndërsjellë", shkroi Gashi në urim. mb/
Foto: MIA