• четврток, 26 септември 2024

Fillon LK në formatin e ri, në derbin e parë të madh, Milani nikoqir i Liverpullit

Fillon LK në formatin e ri, në derbin e parë të madh, Milani nikoqir i Liverpullit

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Me gjashtë ndeshje sonte fillon xhiroja e parë e Ligës së kampionëve në formatin e ri.

Për herë të parë në Ligën e Kampionëve do të marrin pjesë 36 klube, ndërsa do të luhen tetë xhiro, në terminet nga ora 18:45 dhe 21:00.

Në çdo xhiro do të luhen nga 18 ndeshje, të sistemuara në tre ditë, prej të martës deri të enjten.

Faza e grupeve në LK do të zgjat deri më 29 janar të vitit 2025.

Tetë ekpet e para do të sigurojnë kualifikim të drejtpërdrejtë në 1/8 e finales, ndërsa ekipet nga vendi i 9-të deri në ventin 24 do të luajnë plejof për tetë ekipet tjera në 1/8 e finales. Klubet të cilat do të përfundojnë nga vendi i 25-të deri në vendin e fundit të 36-të do ta përfunojnë sezonin evropian.

Derbi sonte luhen në Milano, ku Milani është nikoqir i Liverpullit.

Dyshe tjera për sonte janë: Real - Shtutgart, Juventus - PSV, Jang Bojs - Aston Villa, Bajern Mynih - Dinamo Zagreb dhe Sporting - Lillë. bsh/

Foto: Fejsbuk

Остани поврзан