Filloi Kongresi i 18-të i VMRO-DPMNE-së
- Në Kavadar filloi Kongresi i 18-të i VMRO-DPMNE-së. Kongresin të hapur e shpalli sekretari i përgjithshëm i partisë dhe deputet Gjorgjija Sajkoski.
Kavadar, 6 dhjetor 2025 (MIA) - Në Kavadar filloi Kongresi i 18-të i VMRO-DPMNE-së. Kongresin të hapur e shpalli sekretari i përgjithshëm i partisë dhe deputet Gjorgjija Sajkoski.
Ai i kumtoi emrat e Komisionit të Verifikimit i cili duhet ta konfirmojë numrin e delegatëve të Kongresit. Në përbërjen e tij janë Blagoja Tashaminov, kryetar dhe anëtarët Vladimir Gjorçe, Olga Lozanovska, Sasho Donev dhe Bllagica Lasovska.

Komisioni i Verifikimit përcaktoi se nga 849 delegatë, 815 ishin të pranishëm në Kongres, duke përmbushur kështu kushtet për vendimmarrje të plotë në Kongres.
Pritet që para delegatëve dhe të ftuarve të mbajë fjalim lideri i partisë kryeministri Hristijan Mickoski.
Në Kongres, Mickoski pritet të rizgjidhet kryetar i partisë, pasi është kandidati i vetëm për këtë pozicion.
Kongresi zhvillohet nën moton "Vizioni që ndërton shtet - Për gjeneratën e ardhshme 2030", dhe pritet të marrin pjesë 2.600 persona, nga të cilët 850-860 delegatë dhe 1.700-1.800 të ftuar, ndërsa duhet të miratohet edhe "Strategjia Maqedonia 2030".
Sipas njoftimeve, ky do të jetë Kongresi më masiv deri më sot, dhe do të ketë edhe fjalime nga disa parti simotra. sa/
Foto: MIA