• четврток, 26 септември 2024

Egjipti, Iraku dhe Jordania njëzëri: Izraeli po e shtyn rajonin në luftë të hapur

Egjipti, Iraku dhe Jordania njëzëri: Izraeli po e shtyn rajonin në luftë të hapur

 Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Shefat e diplomacive të Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë e akuzuan "agresionin izraelit ndaj Libanit" dhe paralajmëruan se "Izraeli po e shtyn rajonin në luftë të hapur".

 Ministrat e punëve të jashtme të Egjiptit, Irakut dhe Jordanisë, Badër Abdelati, Fuad Hysein dhe Ajman Safadi u mblodhën në Nju-Jork, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të KB-së.

 Në deklaratën e përbashkët të publikuar sot thuhet se tre ministrat e punëve të kashtme biseduan edhe për organizimin e "samitit të trefishtë" në Kajro. 

 "Ministrat e akuzuan agresion izraelit ndaj libanit, duke theksuar se Izraeli po e shtyn rajonin në luftë të hapur", thuhet në tekst dhe apelohet deri te "komuniteti ndërkombëtar dhe Këshilli i Sigurisë së KB-së të ndërmarrin përgjegjësinë për ndalimin e luftës". 

 Duke u përqendruar në "eskalimin e rrezikshëm në rajon", ministrat vlerësuan se "ndalimi i këtij eskalimi fillon me ndalimin e agresionit izraelit në Gazë". qa/

Foto: X

 

Остани поврзан