• четврток, 26 септември 2024

Duda: Bota nuk do ta falte Rusinë për përdorimin e armëve bërthamore, kush i tërheq ato i pari do të mallkohet

Duda: Bota nuk do ta falte Rusinë për përdorimin e armëve bërthamore, kush i tërheq ato i pari do të mallkohet

Varshavë, 26 shtator 2024 (MIA) - Presidenti polak Andzhej Duda deklaroi se kërcënimi i Rusisë për ta mbajtur të drejtën e përdorimit të armëve bërthamore nuk është asgjë e re, dhe se presidenti rus Vlladimir Putin dhe gjeneralët e tij shumë mirë e dinë se i pari që do të marrë një bombë bërthamore do të mallkohet dhe bota asnjëherë nuk do t'ia falë këtë Rusisë.

"Nëse e shikojmë me gjakftohtësi pa panik, duhet thënë se (Putini) po përsërit atë që është shkruar si doktrinë ushtarake ruse prej vitesh, se Rusia rezervon të drejtën të përdorë të gjitha mjetet, padyshim edhe armët bërthamore, që ka në dispozicion në rast rreziku për Rusinë, tha mbrëmë Duda për televizionin privat polak TVN24.

Duke i komentuar kërcënimet e fundit se Rusia mund të përdorë armë bërthamore, presidenti polak tha se kjo nuk është asgjë e re.

"Megjithatë, Vladimir Putin e di shumë mirë, si dhe gjeneralët e tij, se i pari që do të përdorë armë bërthamore do të jetë i mallkuar. Ajo kurrë nuk do ta shkarkojë veten nga kjo përgjegjësi nëse përdor armë bërthamore. Edhe në masën më të vogël. Kurrë. Bota nuk do t'i falë", tha presidenti polak, i cili ndodhet në Nju Jork në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Andzhej Duda kujtoi se presidenti kinez Si Xhinping i tha qartë se nuk mund ta imagjinonte që dikush mund të arrinte në armë bërthamore.

Megjithatë, presidenti polak vlerësoi se është shumë e mundur që Rusia të sulmojë termocentralet bërthamore të Ukrainës me armë konvencionale, pasi presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, shprehu frikën e tij.

"Nëse Rusia sulmon termocentralet bërthamore me raketa, rreziku do të ishte i madh. Shpresoj që kjo të mos ndodhë. Nuk ka dyshim se në rast të informacioneve serioze, apo Zoti na ruajt një sulm të tillë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore duhet të ndërhyjë urgjentisht", tha Duda.

Presidenti polak shtoi gjithashtu se në SHBA e pret një takim në një rreth më të gjerë, ku ndoshta do të jetë edhe presidenti ukrainas, me presidentin amerikan Xhozef Bajden.

"Unë dërgoj vazhdimisht një mesazh mbështetjeje për Ukrainën. Ajo luftë mund të përfundojë vetëm me dëbimin e ushtrisë ruse. Kjo do të thotë se ushtria ruse do të mposhtet. Ukraina duhet të ketë instrumente për këtë", tha Duda në një intervistë me korrespondentin e TVN24 nga SHBA. sa/

Foto: EPA

Тагови

Остани поврзан