• петок, 27 септември 2024

Blinkeni dënon kërcënimin e Putinit për armë bërthamore: Kjo është krejtësisht e papërgjegjshme

Blinkeni dënon kërcënimin e Putinit për armë bërthamore: Kjo është krejtësisht e papërgjegjshme

Uashington, 26 shtator 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken sot dënoi kërcënimin e presidentit rus Vladimir Putin me armë bërthamore si "të papërgjegjshëm".

Kremlini sot kumtoi se ndryshimet e paralajmëruara më parë nga Putini në doktrinën bërthamore të Rusisë duhet të konsiderohen si një "sinjal specifik" për Perëndimin.

"Ajo është krejtësisht e papërgjegjshme. Mendoj se shumica në botë e bënë të qartë këtë kur Putin kërcënoi me armët bërthamore - duke përfshirë edhe Kinën", deklaroi Blinken për MSNBC.

"Prandaj dua ta përsëris atë tani, në një moment kur e gjithë bota po bashkohet dhe kur flasim për nevojën e çarmatimit dhe mospërhapjes së armëve bërthamore", shtoi Blinken, i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Bashkimi Evropian sot, gjithashtu, hodhi poshtë si "të pamenduara dhe të papërgjegjshme" planin e Putinit për të autorizuar një përgjigje bërthamore ndaj një sulmi masiv ajror ndaj Rusisë. Lideri rus dje paralajmëroi ndryshime në doktrinën bërthamore, të cilat, sipas rregullave të reja, do të lejojnë përdorimin e armëve bërthamore kundër shteteve jobërthamore kur ato mbështeten nga forcat bërthamore - një referencë e qartë për Ukrainën dhe aleatët e saj perëndimorë.

"Putini është kockë me arsenalin e tij bërthamor dhe kjo nuk është hera e parë", deklaroi zëdhënësi i Politikës së Jashtme të BE-së, Peter Stano. "Ne, natyrisht i refuzojmë fuqishëm këto kërcënime", shtoi ai.

"Ky është vetëm një vazhdim i sjelljes shumë të papërgjegjshme dhe të papranueshme të Putinit", deklaroi Stano për kërcënimin e fundit, i cili arriti përderisa liderë të shumtë botërorë morën pjesë në Asamblenë e përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Pozicioni i Putinit ishte edhe më "i pamenduar", tha Stano, “që vinte nga lideri i një anëtari të përhershëm të Këshillit të sigurisë të KB-së".

Ndryshimi i planifikuar rus i doktrinës bërthamore i cili do t'i lejojë presidentit rus të përdorë armë bërthamore kundër forcave jobërthamore, është komentuar sot nga zëdhënësi i Putinit, Dmitrij Peskov.

"Ky duhet të konsiderohet si një sinjal specifik. Një sinjal që paralajmëron ato vende për pasojat nëse marrin pjesë në një sulm ndaj vendit tonë me mjete të ndryshme, jo domosdoshmërish bërthamore, deklaroi Peskov për gazetarët ndryshimet që i paralajmëroi dje presidenti.

"Propozohet që agresioni kundër Rusisë nga ana e një shteti pa armë bërthamore, por me pjesëmarrjen ose mbështetjen e një vendi të armatosur bërthamor, të konsiderohet si një sulm i përbashkët ndaj Federatës Ruse", tha ai. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан