• петок, 27 септември 2024

Blinken: SHBA-ja dhe partnerët e saj po punojnë pa u lodhur për të shmangur një luftë në përmasa të gjera në Liban

Blinken: SHBA-ja dhe partnerët e saj po punojnë pa u lodhur për të shmangur një luftë në përmasa të gjera në Liban

Nju-Jork, 25 shtator 2024 (MIA) - Sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken deklaroi sot se rreziku nga përshkallëzimi i Lindjes së Afërt është "akut" dhe se Uashington dhe aleatët e tij po punojnë pa u lodhur për të shmangur një luftë në përmesa të gjëra mes Izraelit dhe grupit militant libanez Hezbollah i lidhur me Iranin. 

"Për Libanin, ne punojmë pa u lodhur me partnerët për të shmangur një luftë të gjithanshme dhe për të kaluar drejt një procesi diplomatik që do t'u mundësojë izraelitëve dhe libanezëve të kthehen në shtëpitë e tyre", tha në Nju-Jork sekretari shtetëror amerikan në fillim të takimit të tij me zyrtarë të lartë dhe ministri të Këshillit për bashkëpunim në Gjrin Persik.

"Rreziku nga përshkallëzimi në rajon është akut.. Përgjigjja më e mirë është diplomacia, ndërsa përpjekjet tona të koordinuara janë jetike për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm", shtoi Blinken.

Sipas një zyrtari të lartë të Departamentit të Shtetit, këtë javë SHBA dhe aleatët dhe partnerët e saj po hulumtojnë ide specifike në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një ngjarje në të cilën mblidhen dhjetëra krerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë. ls/

Foto: EPA

 

Остани поврзан