• петок, 27 септември 2024

Bajdeni ftoi liderët e 50 vendeve në takim të Grupit të kontaktit për sigurimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën

Bajdeni ftoi liderët e 50 vendeve në takim të Grupit të kontaktit për sigurimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën

Uashington, 26 shtator 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden ftoi liderët e më shumë se 50 vendeve për takim të Grupit të Kontaktit për sigurimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, njofton DPA.

"Do të thërras takim në nivel liderësh të Grupit të kontaktit për sigurimin e ndihmës në mbrojtje për Ukrainën muajin e ardhshëm në Gjermani për të koordinuar përpjekjet e më shumë se 50 vendeve që mbështesin Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër agresionit rus", qëndron në deklaratën e Bajdenit.

Më herët presidenti amerikan paralajmëroi një pako të re të ndihmës për Kievin me vlerë prej rreth tetë miliardë dollarë, duke përfshirë sistemet mbrojtëse ajrore "Patriot", bomba me rreze të gjata veprimi dhe dronë. Përveç kësaj, Bajdeni sot në Shtëpinë e Bardhë në Uashington do të presë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski.

Zelenski menjëherë falënderoi SHBA-në dhe shkroi në "Telegram" se vendi i tij do t'i përdorë armët në mënyrën më efikase dhe transparente të mundshme. Ai, gjithashtu, shprehu vlerësimin për mbështetjen si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët. Zelenski vlerësoi programin për të trajnuar pilotët ukrainas me aeroplanët luftarakë F-16 dhe theksoi rëndësinë e sanksioneve të reja ekonomike të vendosura së fundmi kundër Rusisë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан