• петок, 27 септември 2024

Ançeloti dëshiron të vazhdojë kontratën me Realin

Ançeloti dëshiron të vazhdojë kontratën me Realin

Madrid, 27 shtator 2024 (MIA) – Trajneri i Real Madridit, Karlo Ançeloti dëshiron të vazhdojë kontratën me Klubin Mbretëror edhe pas vitit 2026, publikuan mediat spanjolle.
Ançeloti (65) dhjetorin e kaluar nënshkroi kontratë deri në fund të sezonit 2025/26.

Sipas gazetës AS, Ançeloti dëshiron të qëndrojë në Real edhe pas vitit 2026, me kusht që klubi t'i ofrojë atij një kontratë të re. Megjithatë, Ançelotu nuk ka specifikuar se kur saktësisht do ta përfundojë karrierën e tij.

Mediat spanjolle më herët raportuan se Reali synon të zëvendësojë Ançelotin në pankinë me Çabi Alonson, por se trajneri i Baer Leverkusen mund të marrë përsipër një klub tjetër nëse drejtuesit e klubit madrilen presin shumë për ta angazhuar atë. ls/

Foto: Fejsbuk 

 

Остани поврзан