Akademi solemne në Muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi nën patronazhin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova
- Në prag të festës së nesërme Shën Klimet i Ohrit sonte në muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, nën patronazhin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova do të mbahet akademi solemne.
Shkup, 7 dhjetor 2025 (MIA) - Në prag të festës së nesërme Shën Kliment i Ohrit sonte në muzeun e Luftës së Maqedonisë për Pavarësi, nën patronazhin e presidentes Gordana Siljanovska Davkova do të mbahet akademi solemne.
Në akademinë solemne është paralajmëruar fjalim i presidentes në orën 18:30.
Në kuadër të shënimit të festës nesër me fillim në orën 11:30, delegacione të Kabinetit të Presidentes, Kuvendit, Qeverisë, Shtatmadhorisë së Armatës, KOM-KO, si dhe përfaqësues të institucioneve, korit diplomatik dhe partive politike do të dhurojnë lule para monumentit të Shën Klimentit të Ohrit në oborrin e BKU "Shën Kliment i Ohrit".
Festa Shën Kliment i Ohrit është shpallur festë shtetërore në vend. sa/
Foto: MIA arkivi