• вторник, 09 декември 2025

Afërsisht 1.000 të vdekur, një milion të shpërngulur në vërshimet në Indonezi

Afërsisht 1.000 të vdekur, një milion të shpërngulur në vërshimet në Indonezi

Xhakartë, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Pothuajse 1.000 persona kanë humbur jetën, ndërsa një milionë janë të detyruar t'i braktisin shtëpitë e tyre pas vërshimeve disajavore dhe rrëshqitjeve të dheut në Sumtarën veriore, sipas shifrave të publikuara sot nga Agjencia indoneziane e katastrofave.

Agjencia Nacionale për Menaxhim me Katastrofa (BNPB) ka raportuar 961 raste të vdekjes, 234 të zhdukur dhe rreth 5.000 të lënduar nëpër provincën Açeh, Sumatra Veriore dhe Sumatra Perëndimore në ishull deri të enjten.

Agjencia gjithashtu ka regjistruar dëmtim të më shumë se 156.000 shtëpive. Gjithsej 52 qarqe dhe qytete mbeten të goditura shumë.

Suharjanto, shef i BNPB mbrëmë i ka thënë presidnetit Brabovo Subianro se 975.075 njerëz kanë gjetur strhim në qendrat e përkohshme në tri rajonet.

Açeh është i goditur më shumë, me më shumë se 900.000 persona të shpërngulur, njoftoi BNPB. mb/

Foto: DPA

Остани поврзан