Është gjetur trupi i pajetë i një burri në Ohër
- - Sektori i Punëve të Brendshme nga Ohri sot njoftoi se një trup i pajetë i një burri pardje pasdite ishte gjetur në ish oranzheritë që gjenden në rrugën “1 Makedonska udarna brigada” në Ohër.
Ohër, 8 dhjetor 2025 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme nga Ohri sot njoftoi se një trup i pajetë i një burri pardje pasdite ishte gjetur në ish oranzheritë që gjenden në rrugën “1 Makedonska udarna brigada” në Ohër.
Pas masave të ndërmarra ishte konfirmuar se bëhet fjalë për personin Z.T. (57) nga Ohri, për zhdukjen e të cilit policia ishte njoftuar nga ana e anëtarëve të familjes së të ndjerit në datën 4 të këtij muaji.
Me urdhër të prokurorit publik, trupit sot do t’i bëhet autopsi, që të konfirmohen shkaqet e vdekjes. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s