BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Stoltenberg: Pandemia po përdoret për ta dobësuar NATO-n

Pandemia e Kovid-19 po përdoret për ta dobësuar NATO-n, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg në një ngjarje të organizuar nga Qendra për analizën e politikave evropiane.

Bruksel, 21 shtator 2020 (MIA) – Pandemia e Kovid-19 po përdoret për ta dobësuar NATO-n, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Jens Stoltenberg në një ngjarje të organizuar nga Qendra për analizën e politikave evropiane.

“NATO është dhe do të mbetet një aleancë rajonale, por ne do ta zgjerojmë punën tonë me organizata të ndryshme anembanë botës në luftën kundër dezinformimit, terrorizmit, epidemive dhe kërcënimeve hapësinore,” shtoi ai.

“Aleanca është e fortë, me gatishmëri të lartë për veprim, me investime të mëdha në mbrojtje. Kërcënimet ushtarake parapandemike nuk janë zhdukur”, tha Stoltenberg.

Ai kërkoi NATO të mund të dërgojë mesazhe të forta dhe theksoi se pakti e ka dënuar rreptë helmimin e Aleksej Navalnit dhe i bëri thirrje Moskës për ta hetuar sulmin, i cili synonte jo vetëm një person, por edhe të drejtat themelore.

“Është i nevojshëm një reagim ndërkombëtar për këtë rast”, shtoi sekretari i përgjithshëm.

Stoltenberg e vuri në dukje fuqinë në rritje të Kinës pasi që vendi u bë lider në zhvillimin teknologjik dhe u rendit i dyti në botë sipas shpenzimeve ushtarake.

Ai tha se Pekini nuk hezitoi t’i përdorë këto përparësi për të bërë presion në vendet e tjera. ls/shk/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close