BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Stoltenberg në takim me ministrat e punëve të jashtme të Koalicionit global kundër SHI-së

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot, përmes video lidhjes, u drejtua para ministrave të punëve të jashtme të Koalicionit global për  mposhtjen e Shtetit Islamik terrorist dhe tha se edhe krahas progresit, kërcënimi nga terrorizimi mbetet.

Bruksel, 4 qershor 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg sot, përmes video lidhjes, u drejtua para ministrave të punëve të jashtme të Koalicionit global për  mposhtjen e Shtetit Islamik terrorist dhe tha se edhe krahas progresit, kërcënimi nga terrorizimi mbetet.

“Kemi bërë përparime të mëdha. Daesh ka humbur kontrollin mbi territoret që dikur kishte, por kërcënimi i terrorizmit mbetet”, tha sekretari i përgjithshëm. Kjo është arsyeja pse NATO-ja vazhdon të mbështesë luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit dhe është e gatshme të forcojë përpjekjet e saj. Në shkurt, ministrat e mbrojtjes të NATO-s vendosën të forcojnë misionin e NATO-s në Irak dhe ranë dakord të marrin në konsideratë se çfarë mund të bënte më shumë NATO në rajonin e gjerë të Lindjes së Mesme”, tha Stoltenberg. Ai potencoi se Aleanca mbetet e përkushtuar për ato vendime.

Kovid-19 dhe situata e sigurisë po ndikojnë në operacionet tona, kështu që Misioni i stërvitjes dhe Këshillimit i NATO-s është pezulluar pjesërisht, por ne tani jemi duke rinovuar kapacitetet dhe aktivitetet tona, u tha sekretari i përgjithshëm 35 ministrave të jashtëm.

Ai njëherit e potencoi edhe rëndësinë të ecet para në koordinim dhe konsultim të ngushtë me koalicionin e Qeverisë irakiane. sn/

 

Back to top button
Close
Close