0_Web_AktualeBotëBotë.Portal

Stoltenberg: NATO-ja vlerëson si t’i ndihmojë Turqisë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca vlerëson si t'i ndihmojë Turqisë, e cila në Sirinë veriore është përleshur me forcat siriane, të mbështetura nga Rusia.

Zagreb, 5 mars 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg deklaroi se Aleanca vlerëson si t’i ndihmojë Turqisë, e cila në Sirinë veriore është përleshur me forcat siriane, të mbështetura nga Rusia.

“Vazhdimisht e vlerësojmë gjendjen dhe i japim mbështetje Turqisë”, deklaroi Stoltenberg dje në Zagreb.

Ai theksoi se Turqia kufizohet me Irakun dhe Sirinë dhe se asnjë aleat i NATO-s nuk ka pësuar më shumë, as është përfshirë me një dhunë kaq të madhe si Turqia.

Stoltenberg tha se në Turqi tashmë janë sistemuar sisteme kundërraketore “Patriot” nga Spanja, se aeroplanë AWACS  vazhdimisht patrullojnë dhe se anijet e NATO-më intensivisht hyjnë në portet turke.

Ai konsideron se sfidat janë të mëdha dhe se asnjë institucion nuk mundet vet të përballet.

“Na duhe një zgjidhje e përbashkët për sfidat e përbashkëta” tha Stoltenberg.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në Zagreb mori pjesë në takimin e ministrave evropiane të mbrojtjes kushtuar Sirisë dhe gjendjes në kufirin greko-turk. ar/

Таг
Back to top button
Close
Close