BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Stoltenberg: NATO-ja mbetet në Irak

Qeveria irakiane i ka dhënë dritë të gjelbër NATO-s të mbetet në vend, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.

Bruksel, 13 shkurt 2020 (MIA) – Qeveria irakiane i ka dhënë dritë të gjelbër NATO-s të mbetet në vend, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës Jens Stoltenberg.

Leja është dhënë vetëm disa javë pasi Iraku ka kërkuar që forcat e huaja ta lëshojnë vendin pas vrasjes amerikane të gjeneralit irakian Kasim Sulejmani, afër aeroportit në Bagdad.

“Qeveria irakiane e konfirmoi dëshiron tonë që t’i vazhdojmë aktivitetet e NATO-s për trajnim, këshillim dhe ndërtim të kapaciteteve të forcave të armatosura irakiane. ne do të mbesim vetëm në Irak derisa jemi të mirëseardhur”, deklaroi Stoltenberg në takimin e ministrave të mbrojtjes.

Misioni për trajnim i NATO-s, i udhëhequr nga Kanadaja, ka filluar në vitin 2018 dhe ka përfshirë përafërsisht 500 ushtarë

Таг
Back to top button
Close
Close