EvropëEvropë.Portal

Stoltenberg: NATO-ja do të dërgojë ndihmë mjekësore te aleatët të cilët janë më të rrezikuar nga virusi

NATO-ja do ta përshpejtojë dërgesën e ndihmës mjekësore për aleatët të cilët më së shumti  janë goditur nga virusi, por duhet të fokusohen në mbrojtjen e Evropës, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Bruksel, 1 prill 2020 (MIA) – NATO-ja do ta përshpejtojë dërgesën e ndihmës mjekësore për aleatët të cilët më së shumti  janë goditur nga virusi, por duhet të fokusohen në mbrojtjen e Evropës, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s nesër do të bisedojnë për masat e ndihmës, përmes video-konferencës, e para prejse vendet siç janë Turqia dhe Çekia filluan të dërgojnë rezerva për Italinë dhe Spanjën.

“Ne e mobilizojmë mbështetjen e aleatëve me kapacitet të lirë t’u ndihmojmë  atyre të cilët kanë nevojë të madhe”, tha Stoltenberg në intervistë për Rojters.

Ai shtoi se aeroplanët turq sot do të dërgojnë  pajisje mjekësore për Spanjën dhe Italinë. sa/

Таг
Back to top button
Close
Close