BotëBotë.Portal

Stoltenberg i bëri thirrje Iranit të bashkëpunojë në hetimin për rrëzimin e aeroplanit ukrainas

Forcat ajrore të mbrojtjes iraniane kanë mundur ta rrëzojnë aeroplanin e pasagjerëve i cili të mërkurën u rrëzua në afërsi të Teheranit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Bruksel, 10 janar 2020 (MIA) – Forcat ajrore të mbrojtjes iraniane kanë mundur ta rrëzojnë aeroplanin e pasagjerëve i cili të mërkurën u rrëzua në afërsi të Teheranit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Është e rëndësishme t’i përcaktojmë të gjitha faktet. I kam bërë thirrje Iranit tërësisht të marrë pjesë dhe të kontribuojë për hetimin transparent dhe në themel. Nuk kemi arsye të mos besojmë në raportet e anëtareve të tjera të NATO-s që i kemi parë dhe në të cilat thekson se aeroplani ka mundur ta rrëzojë sistemin iranian për mbrojtje kundërajrore”, tha Stoltenberg.

Ai shtoi se për këtë nevojitet hetim më në themel që të përcaktohen faktet.

“Për këtë është e domosdoshme që në tërësi të bashkëpunojmë me palën iraniane”, theksoi ai.

Aeroplani ukrainas me pasagjerë me 176 pasagjerë të mërkurën u rrëzua shkurt pas fluturimit nga aeroporti në Teheran. shk/

 

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close