EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Stoltenberg: Bota ka nevojë për lidership më të madh gjerman

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot  e potencon vlerën e lidershipit evropian  pas gjestit  kontravers të presidentit amerikan Donald Tramp  për  tërheqjen e 9.500 ushtarëve amerikan nga Gjermania.

Bruksel, 23 qershor 2020 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, sot  e potencon vlerën e lidershipit evropian  pas gjestit  kontravers të presidentit amerikan Donald Tramp  për  tërheqjen e 9.500 ushtarëve amerikan nga Gjermania.

“Bota ka nevojë  për më shumë lidership evropian”, deklaroi Stoltenberg për Dojçe vele. “NATO ka nevojë për lidership evropian. Të gjithë kemi nevojë  Gjermania të luajë  rol ende më të rëndësishëm, sepse  Gjermania është  ekonomia më e madhe në Evropë”.

Komenti i Stoltenberg vjen prejse javën e kaluar  Tramp e konfirmoi  qëllimin e tij ta zvogëlojë  numrin e ushtarëve amerikan në Gjermani  nga 34.000 në 25.000. Ministrat gjerman, duke e përfshirë edhe ministrin e mbrojtjes Anegret Kramp-Karenbauer dhe ministrin e punëve të jashtme Hajko Mas e kritikuan planin e Trampit.

Stoltenberg, shtoi se, para se ta japë kumtesën zyrtare, për këtë gjest ka biseduar edhe me Trampin  dhe me ç’rast i ka bërë thirrje  ta mbajë praninë amerikane në Evropë.

“Kjo është e rëndësishme për Evropën, por e rëndësishme edhe për SHBA-në”, deklaroi ai. “Paqja dhe stabiliteti  në Evropë kontribuojnë për sigurinë e Amerikës Veriore”.

Në intervistë për Dojçe vele Stoltenberg  si të rëndësishme e vlerësoi rritjen e  buxhetit për mbrojte në Gjermani.

“Gjermaninë e vlerësoj si aleat  shumë të fuqishëm dhe të rëndësishëm. Edhe Gjermania  tani në tërësi  dukshëm më shumë investon në mbrojtje”, tha Stoltenberg.

“Gjermania tani e ka  buxhetin më të madh për mbrojtje në Bashkimin Evropian dhe është e treta në NATO pas Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-së…Në kohë të pasigurta kemi nevojë  për institucione  të fuqishme multifunksionale”, shtoi  sekretari i përgjithshëm i NATO-s. sa/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close