0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMakedonija.Slajder

Stevkova Shterieva për MIA-n: Sektori bankar në kondicion të shkëlqyeshëm, nuk janë vërejtur tërheqje të depoziteve nga bankat

Sistemi bankar është  në kondicion të shkëlqyeshëm. Gjatë ditëve të kaluara nuk janë vërejtur tërheqje të jashtëzakonshme të depoziteve nga ana e qytetarëve të cilat mund t'i referohen ngjarjeve lidhur me "Eurostandard bankën".

Shkup, 17 gusht 2020 (MIA) – Sistemi bankar është  në kondicion të shkëlqyeshëm. Gjatë ditëve të kaluara nuk janë vërejtur tërheqje të jashtëzakonshme të depoziteve nga ana e qytetarëve të cilat mund t’i referohen ngjarjeve lidhur me “Eurostandard bankën”.

Këtë në deklaratë për MIA-n e theksoi kryezarja e Asociacionit bankar të Maqedonisë, MAJA Stevkova Shterieva.

“Tek disa nga bankat janë vërejtur tollovi të caktuara në sportele, por informatat nga ato banka tregojnë se kjo është e lidhur me aktivitete të rregullta për pagesë të rrogave dhe shërbime të ngjashme bankare që janë tipike për këtë periudhë të muajit. Marrja e lejes për punë “Eurostandard bankës” nuk do të ketë reflektim negativ ndaj punës së bankave të tjera. Përsërisim se bankat dhe kursimoret janë dhe do të mbeten të sigurta dhe u rekomandojmë qytetarëve të Maqedonisë se mund të jenë të qetë dhe se kjo, siç theksoi guvernatorja, është rast i izoluar”, thotë ajo.

Theksoi se anëtaret e Asociacionit bankar të Maqedonisë në bashkëpunim me institucionet po i ndërmarrin të gjitha aktivitetet e nevojshme për t’iu dalë në ndihmë klientëve të cilët kanë qenë shfrytëzues të shërbimeve bankare tek “Eurostandard banka”.

Anëtaret e ABM-së, sqaron ajo në deklaratë për MIA-n, tashmë po përgatiten që në periudhën e ardhshme të marrin pjesë aktivisht në pagesë të kompensimit nga ana e Fondit për sigurim të depoziteve.

Thekson se pa pretendim për t’i diskutuar gjendjet lidhur me “Eurostandard bankën”, mjaft seriozisht duhet të shihet ndaj miratimit të kredive dhe pagesë së tyre.

“Bankat nuk janë kompani të zakonshme, ato janë mekanizëm transmisioni mes atyre të cilët kanë mjete dhe atyre të cilët nuk kanë mjete (ndërkaq që kanë biznes projekte cilësore), për ç’shkak huazimi i atyre mjeteve nga ana e bankave nuk guxon të jetë në dëm të atyre të cilët bankave ua kanë besuar mjetet për ruajtje. Qytetarët duhet vazhdimisht t’i përkujtojmë se paratë të cilat merren si kredi nuk janë para të bankës, ato janë para të disa qytetarëve të tjerë”, theksoi ajo.

Thotë se ditëve të fundit në opinion është mjaft e pranishme një dukuri që është posaçërisht serioze kur bëhet fjalë për punën e bankave. Bëhet fjalë për komentimin e gjendjeve në sistemin bankar dhe për disa banka të caktuara nga të ndryshmet, siç thekson, ekspertë “qëllimmirë”, “të cilët me qëllim të keq i komentojnë gjendjet në mënyrë e cila fut frikë tek popullata”.

“Përdorimi i profileve personale në rrjetet sociale, të shtuara me gjysmë të vërteta, të pavërteta apo interpretime të fshehura të  disa informatave të caktuara, mund të futë panik të panevojshëm dhe konfuzion dhe të ketë posaçërisht ndikim të dëmshëm të perceptimeve të qytetarëve për bankat. Në këto kohë edhe ashtu të vështira kur po përballemi me krizën e shkaktuar nga Kovid-19, kur po investohen përpjekje maksimale për t’u siguruar shërbime bankare klientëve dhe me atë rast të ruhet shëndeti i tyre, paralelisht me distribuimin e informatave të besueshme dhe të dobishme të cilat do t’ua lehtësojnë jetën njerëzve, ne jemi dëshmitarë të dezinformatave tendencioze të cilat i shqetësojnë qytetarët”, potencoi kryetarja e ABM-së.

Stevkova Shterieva në deklaratë për MKIA-n thotë se ABM rekomandon posaçërisht të kihet kujdes kur lexohen informatat lidhur me punën e bankave, përkatësisht të pranohen si të sakta dhe të besueshme vetëm informatat nga burime zyrtare dhe të kontrolluara, ndërkaq të injorohen “informatat” e distribuuara përmes burimeve jozyrtare siç janë profilet personale të krijuara në rrjetet sociale. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close