0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.SlajderMIA InvestigonShoqëri

Stevanoviq për MIA-n: Kaloi rreziku nga vala e numrit të madh të sapoinfektuarve nga Kovid-19

Mendoj se tashmë jemi në periudhën kur kemi kaluar rrezikun nga vala e një numri më të madh të pacientëve të sapoinfektuar, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet edhe më tutje t’u përmbahemi rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19, përkundrazi, theksoi në intervistën për MIA-n drejtoresha e Klinikës së sëmundjeve infektive dhe gjendjeve fibrine në Shkup, Milena Stevanoviq

Shkup, 6 maj 2020 (MIA) – Mendoj se tashmë jemi në periudhën kur kemi kaluar rrezikun nga vala e një numri më të madh të pacientëve të sapoinfektuar, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet edhe më tutje t’u përmbahemi rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19, përkundrazi, theksoi në intervistën për MIA-n drejtoresha e Klinikës së sëmundjeve infektive dhe gjendjeve fibrine në Shkup, Milena Stevanoviq

Ju jeni në vijat e para të frontit në betejën kundër virusit korona. Si përballeni?

– Kushtet në të cilat punojmë janë të veçanta, askush nuk ka përjetuar diçka të ngjashme, detyra jonë është që të jemi profesional, të përkushtuar, me më shumë kujdes dhe durim se kurdoherë, si për të sëmurët ashtu edhe për të shëndoshët dhe të përkujdesurit. Këtu jemi edhe në nivel të detyrës që na është caktuar, mbështetja nga gjitha sistemi shëndetësor, kolegë, por edhe populli është një ndihmë e madh që të qëndrojmë përballë deri në fund.

A keni personel të mjaftueshëm, duke marrë parasysh faktin se deri tani në përgjithësi Klinika kishte mungesë të personelit mjekësor? Sa të punësuar janë profesional për t’u përballur me këtë gjendje?

– Personeli mjekësor gjithmonë na ka munguar, tani më shumë se kurrë, por ndihma nga kolegët, kuadri i mesëm mjekësor dhe personeli ndihmës nga klinikat tjera që kanë ardhur në ndihmë i plotëson nevojat.  Është e vërtetë se gjithmonë ka punë për edhe një palë duarsh. Simbioza e ekspertizave të ndryshme në ekipet multidisciplinare është e domosdoshme për ndjekjen efikase të pacientëve. Pacientët janë më shumë komorbiditete dhe nevoja për specialitete të ndryshme është e madhe.

Shteti deri tani përballet me sukses me infektimin, nuk ka ngarkim të sistemit shëndetësor. A është tejkaluar rreziku nga vala e mundshme e madhe e të sëmurëve?

– Mendoj se tashmë jemi në periudhën kur kemi kaluar rrezikun nga vala e një numri më të madh të pacientëve të sapoinfektuar, por kjo nuk do të thotë se nuk duhet edhe më tutje t’u përmbahemi rekomandimeve për mbrojtje nga Kovid-19, përkundrazi. Masat janë në fuqi dhe secili individ duhet doemos t’u përmbahet atyre që vlerësimet e bëra të jenë të sakta.

A keni pajisje të mjaftueshme mbrojtëse, ilaçe dhe preparate mjekësore?

– Deri tani kemi gjithçka që nevojitet për t’u mbrojtur, si dhe ilaçe dhe material harxhues mjekësor. Në mënyrë të vazhdueshme plotësohen sasitë e gjithçkaje që na nevojitet.

A jeni të kënaqur nga bashkëpunimi me Ministrinë e Shëndetësisë, Institutin e Shëndetit Publik, qendrat e shëndetit publik, institucionet shëndetësore në qytetet tjera… si dhe të gjithë të involvuarit në këtë proces?

– Gjithmonë kemi pasur bashkëpunim me kolegët nga Instituti i Shëndetit Publik, qendrat e shëndetit publik, institucionet shëndetësore në qytetet tjera, pas nesh janë përvojat prej më shumë gjendjeve dhe epidemive të ndryshme, që i kemi kaluar së bashku në bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, Ministria e Shëndetësisë është një shërbim që na ndjekë vazhdimisht në të gjitha nevojat dhe na mbështet në mënyrë efikase.

Tashmë janë shëruar thuajse 1.000 pacientë. Nga përvoja e deritanishme, sa është periudha më e shkurtër, e sa është periudha më e gjatë e shërimit nga Kovid-19? Sa zgjatë mesatarisht kurimi?

– Kurimi është më i gjatë, mesatarja është rreth 14 ditë, por edhe shumë më i gjatë, pacientët shërohen individualisht me ndjekjen e afërt të nevojave të tyre. Disa pacientë edhe pas marrjes së dy rezultateve negative kanë nevojë të vazhdojnë me kurimin, disa çregjistrohen edhe me një kampion pozitiv, praktikisht të shëndoshë, ndonëse të tillët janë shumë më të rrallë.

Çfarë terapie përdorni më shpesh për kurim nga virusi korona?

– Ilaç specifik që vepron drejtpërdrejt ndaj virusit nuk ekziston, ne i përdorim të gjitha alternativat prej të cilave pacientët do të mund të kenë leverdi, kuptohet duke ndjekur në mënyrë të saktë rekomandimet. Ndiqet secili organ, parametrat vitale dhe reagohet në mënyrë përkatëse me terapi që do të mund të ndihmonte. Kurimi është shumë kompleks dhe posedimi i ekipeve multidisciplinare si tonat është me rëndësi të madh për ndjekjen e të sëmurëve.

A është  gjithçka e gatshme për kurim me plazmë të gjakut?

– Plazma konvalescente është opsion për kurim gjithashtu, në botë ka sukses të caktuara. Instituti për mjekësi të transfuzionit bëri gjithçka në mënyrë që të mundësohet edhe ky opsion, ka edhe shumë njerëz të shëruar të cilët në mënyrë jo vetjake e ofrojnë ndihmën e tyre për të sëmurët, janë përgatitu shumë doza për aplikim.

A ka dallim nga aspekti i moshës, cilat organe janë më të rrezikuara, meqë ishte përmendur se virusi korona nuk i sulmon vetëm mushkëritë e bardha? A ka fare ndonjë lidhshmëri me moshën dhe gjininë?

– Nuk vërej lidhshmëri mes gjinive, por mosha ka ndikim serioz, si edhe komorbiditetet tjera në epilogun dhe rrjedhën e sëmundjes. Te pacientët më të vështirë ndiqet përfshirja multiorganike, mushkëritë e bardha, mëlçia, zemra, veshkat, pankreasi, po edhe sistemi qendror nervor.

Sa janë protokollet, që zbatohen për Kovid-19, të zakonshme për kurim në Klinikën infektive? Dhe a zbatohen të reja, nga praktika botërore?

– Protokollet për ndjekje dhe kurim intensiv të pacientëve janë ekzistuese në Klinikë dhe punohet në bazë të tyre. Nevoja për plotësimin dhe zgjerimin e tyre për pacientë me Kovid-19 ishte më shumë se e nevojshme dhe kjo është bërë dhe vënë në funksion pas pranimit të pacientëve të parë.

Para do kohë ndërroi jetë një pacient 46-vjeçar i cili ishte sjellë në gjendje të rëndë në Klinikë. Si mund të lihet pacient me pasqyrë të rëndë klinike për kurim shtëpiak? Deri në çfarë niveli është pacienti për kurim shtëpiak para se të hospitalizohet?

– Pacientët në kurim shtëpiak ndiqen vazhdimisht nga mjekët amë në konsultim të ngushtë me një infektolog, çdo përkeqësim kontrollohet në Klinikë dhe pacientët janë të hospitalizuar. Shumë pacientë kanë qenë me simptoma të zhvilluar brenda më shumë ditëve dhe nuk kanë kërkuar kurrfarë ndihme mjekësore e as që, nga ana tjetër janë testuar, këta janë pacientë të cilët janë sjellë në gjendje kritike shëndetësore dhe për herë të parë të kontrolluar nga një mjek dhe atëherë është bërë diagnostikë për Kovid-19.

Deri tani në vend nuk është kuruar asnjë pacient që është vendosur në respirator.  Pse vdekshmëria e këtyre pacientëve është aq e madhe? Gjendja e rëndë shëndetësore, joprofesionalizmi, mostrajnimi?

– Zhvillimi i pasqyrës klinike, përfshirja e më shumë organeve, progresioni jashtëzakonisht i shpejtë i sëmundjes në një moment të caktuar janë arsye për vdekshmërinë e lartë te pacientët në ventilim mekanik. Aparatet nuk janë ilaç, ato janë instrumente që na blejnë kohë, të cilën e përdorim si shans plus. Kovid-19 është sëmundje për të cilën askush në botë as nuk është i trajnuar, as nuk ka pasur përvojë. Mjekësia botërore mëson në lëvizje dhe shkëmben përvojën, si rezultat edhe ndryshimet në qëndrimet. Ne nuk lëshojmë të ndjekim çdo fjalë të shkruar në këtë temë. Me ne janë kolegë nga KARMI, të cilët na japin ndihmë të madhe, një kolegë nga Sllovenia, i cili gjithashtu punon me ne.

A janë të mundshme pasoja të përhershme në shëndetin e atyre që do të shërohen nga Kovid-19?

– Përgjigjen e kësaj pyetjeje do ta merrni gjatë periudhës që vijon, me ndjekjen e pacientëve që janë shëruar nga Kovid-19. Tani as që mund të supozohet nëse, çfarë dhe sa pasoja të përhershme do të mund të kishin ata që janë shëruar nga sëmundja.

Si janë shpërndarë repartet e Klinikës? Si kurohen pacientët tjerë të cilët kanë nevojë për trajtimin tuaj, ndërsa janë të sëmurë nga një sëmundje tjetër?

– Klinika është tërësisht e përkushtuar për Kovid-19, pacientët tanë kronikë të cilët nuk kanë nevojë për kurim të hospitalizuar janë të organizuar për kontrolle dhe trajtim në një pjesë të klinikës që nuk ka kurrfarë pikëtakimi fizik me pjesën ku trajtohet Kovid-19, kuptohet që rekomandimet për parandalim zbatohen në tërësi. Sëmundjet tjera që trajtohen nga një infektolog kurohen nëpër klinikat tjera, ndërsa ne në komunikim të rregullt me kolegët e rekomandojmë terapinë dhe ndjekjen e të sëmurëve. Deri tani kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjithë kolegët.

Meqë Kovid-19 është diçka e re dhe e pazbuluar, nevojitet shkëmbim i përvojave. Si në çfarë situate shkëmbeni përvoja me doktorët jashtë vendit? Metodat e kujt i aplikoni në të shumtën e rasteve?

– Teknologjia na është ndihmesë e madhe për realizimin e komunikimit të shpejtë dhe të lehtë me botën. Jemi të kyçur rregullisht në mbledhjet ku ka diskutim dhe i krahasojmë përvojat, njohuritë dhe dilemat tona me kolegët nga bota.

Simona Mitrovska

FOTO: Frosina Naskoviq

Back to top button
Close
Close