0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKorrespondentë MKDLajme nga komunatMakedonija.SlajderMIA InvestigonShoqëriTemë

Statusi në UNESKO çështje e prioritetit kulmor për Rajonin e Ohrit

Mundësia që Rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore natyrore dhe kulturore është në rrezik, si hap i parë drejt humbjes së statusit të tanishëm në UNESKO, padyshim është çështja numër një në Ohër dhe për Ohrin. Sivjet kjo çështje ishte e aktualizuar aq shumë saqë ishte objekt i diskutimit në seancën e 43-të të Komitetit për trashëgimi kulturore të UNESKO-s të mbajtur në qershor në Baku.

Ohër, 4 janar 2020 (MIA) – Mundësia që Rajoni i Ohrit të vendoset në listën e pasurive botërore natyrore dhe kulturore është në rrezik, si hap i parë drejt humbjes së statusit të tanishëm në UNESKO, padyshim është çështja numër një në Ohër dhe për Ohrin. Sivjet kjo çështje ishte e aktualizuar aq shumë saqë ishte objekt i diskutimit në seancën e 43-të të Komitetit për trashëgimi kulturore të UNESKO-s të mbajtur në qershor në Baku.

Në takimin në Azerbajxhan, Ohri për një qime iu shmang miratimit t Projekt-rezolutës dhe, thënë më saktësisht, degradim të statusit në pasuri në rrezik, me atë që shtetit iu caktua afat deri më 1 shkurt të vitit 2020 të veprojë sipas të gjitha kërkesave paraprake të Komitetit për trashëgimi kulturore, si dhe me plotësimin e rekomandimeve të Monitoring-misionit reaktiv të vitit 2017.

Delegacioni shtetëror ishte në Baku, ku së bashku me kryetarin e Ohrit Konstantin Georgievski referoi gatishmëri dhe vendosmëri për të punuar në ruajtjen e statusit. Shoqatat qytetare për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit dhe bregut të tij janë të pajtimit se kjo bëhet në mënyrë joserioze, me improvizime, shumë lëshime në kurriz të gjetjes së zgjidhjeve për problemet e vërteta, gjë që në fakt edhe e sollën në rrezik statusin si trashëgimi unike botërore natyrore dhe kulturore.

Monitoring-misioni reaktiv i UNESKO-s në 19 pika i bëri të ditura rekomandimet kryesore që duhet doemos të zbatohen nëse intenca për evitimin e zhvendosjes në listë pasuri në rrezik, ndërsa deri në Baku gradualisht ose së paku në mënyrë deklarative u demonstrua gatishmëri për të vepruar sipas një pjese të tyre. Në mënyrë të shpejtuar u mënjanuan palmat nga bregu i liqenit si lloj joautokton, si dhe panelet e reklamave më qendër të qytetit. Ajo që ishte më e lehtë e zbatoi pushteti lokal, por detyrimet kryesore UNESKO ia adresoi Qeverisë, e cila, sipas shoqatave ekologjike dhe qytetare dhe në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara ndërkombëtare, është e vetmja përgjegjëse dhe e obliguar për mbrojtjen dhe ruajtjen e vlerave të rajonit.

Në Baku u konstatuan disa synime të caktuara të punohet sipas rekomandimeve, por mbetën vërejtjet kryesore se Rajoni i Ohrit përballet me ndërtim joadekuat, zhvillim joadekuat urban dhe eksploatim të bregut të liqenit, ndotje të rritur, prishje dhe shkatërrim të mjedisit jetësor dhe zhvillim të pakontrolluar urban të shkaktuar nga presioni i fuqishëm nga turizmi. Nga shteti është kërkuar vendosje të moratoriumit të plotë të çfarëdo transformimeve urbane në bregun e liqenit përderisa nuk finalizohen dhe miratohen zgjidhje efektive ligjore për mbrojtje dhe mekanizma për zbatimin e tyre. Më pas u kërkua të bëhet një listë e ndërtimeve të paligjshme dhe të përcaktohet ndikimi i tyre në zonën e mbrojtur, si dhe rrënim i të gjitha objekteve që paraqesin rrezik për zonën, njëherësh zbatim rigoroz i ligjeve dhe rregulloreve për parandalimin e ndërtimeve të reja të paligjshme.

Kjo rezultoi me moratorium të shpallur gjashtëmujor të ndërtimit, me theksin se do të jetë në fuqi deri në miratimin e Planit për menaxhimin e Rajonit të Ohrit me Vlerësim strategjik për ndikimin në mjedisin jetësor për periudhën e viteve 2019 – 2028.

Plani është para fazës së miratimit, por u gjet në shënjestër të ekologëve, ekspertëve të cilët paralajmëruan se një dokument i tillë strategjik nuk duhet të miratohet në mungesë të zgjidhjeve përkatëse ligjore për Liqenin e Ohrit, pa studimin e Ligatinës së Studençishtit, për menaxhimin e

Parkut kombëtar “Galiçica”, me zonën pellgore të Liqenit të Ohrit… Organet shtetërore dolën me përgjigje se nëse pritet për zbatimin e të gjitha procedurave të duhura, e më pas miratohet plan, Liqeni i Ohrit asnjëherë nuk do të marrë mbrojtje përkatëse dhe të domosdoshme.

Ajo që më së shumti ishte eksponuar në opinion dhe ajo që qytetarët më së shumti i kushtonin vëmendje ishin aktivitetet për mënjanimin e ndërtimeve të paligjshme. Tashmë në vetë fillimin rrënimi ishte ndërprerë përkohësisht, për shkak të kërkesave të pronarëve se u nevojitet kohë që vetë t’i mënjanojnë objektet e ndërtuar pa leje, gjë që më pas tregoi një truk të shkathtë vetëm për të fituar në kohë. Momentalisht nuk rrënohet asgjë, por kryetari i Ohrit siguro se ndërtimet e paligjshme do të mënjanohen. Ai tha se mënjanimi fizik i ndërtimeve të paligjshme është vetëm pjesë finale e këtij procesi, për të cilin tha se do të jetë i dhimbshëm dhe vështirë, ashtu që bëhet fjalë për procedurë afatgjate që duhet t’i përmirësojë dhe mënjanojë të gjitha gabimet dhe anomalitë që janë lejuar në të kaluarën. Problem plotësues për komunën është që kompetencat për shumë objekte janë të Inspektoratit Shtetëror Ndërtimor, gjegjësisht nuk ka kompetenca për rrënimin e ndërtimeve të paligjshme që gjenden në zonën nën mbrojtje të shtetit.

Në të gjitha këto aktivitete imponohet përshtypja për ngadalshmërinë e veprimit të institucioneve në të gjitha nivelet e udhëheqjes, inercia ndaj vendosmërisë për aksion pavarësisht angazhimet e deklaruar për zbatimin e masave konkrete. Madje janë përmendur edhe disa individë në pozicione më të larta në kuadër të ministrive dikasteriale, për të cilat është bërë e ditur se jo vetëm që nuk i zbatojnë kompetencat e përcaktuara me ligj, por edhe bëjnë obstruksione ndaj iniciativave të zbatuara nga shoqatat qytetare për mbrojtje plotësuese të rajonit me përfshirje në Ramsar zonat e mbrojtura ligatinore.

Ministri pa resor Edmond Ademi në deklaratën e fundit me rastin e statusit të rajonit në UNESKO bëri të ditur se kjo problematikë duhet të shikohet në një kornizë më të gjerë, meqë ndërtimet e paligjshme janë ndoshta pjesa më e dukshme, por një pjesë e madhe e përmbushjeve sipas rekomandimeve edhe nuk shihen, e janë gjithashtu të rëndësishme. Këtu i përmendi heqjet dorë nga planet për ndërtimin e ski-qendrës Galiçica, planet për ndërtimin e rrugëve Trebenisht-Strugë dhe Ohër-Shën Naum, procedura për miratimin e Planit për menaxhimin e rajonit …

Edhe kryeministri Zoran Zaev me qëndrim kategorik se Rajoni i Ohrit është pasuri e jona, por edhe evropiane, prej ku rezultojnë obligimet e të gjitha institucioneve se duhet doemos të veprojnë në pjesën e kompetencave të tyre në kujdesin për të. Ai theksoi se po skadon afati për rrënimin me vetiniciativë të ndërtimeve të paligjshme, me hapin e radhës të mënjanimit të tyre, siç theksoi, proces në të cilin nuk do të ketë lëshime.

– Ligji i ri për objekte të ndërtuar në mënyrë të paligjshme tregon qartë se ndërtimet e paligjshme në brezin rreptësisht të mbrojtur asnjëherë nuk do të jenë të legalizuara. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për shtëpi, ndërtesa, hapësirë afariste, bazë betoni, plazh, të gjitha duhet të mënjanohen. Nëse nuk i mënjanojnë vetë, do t’i mënjanojë komuna, nëse jo komuna, do t’i mënjanojë shteti. Nuk ka punë më të rëndësishme sesa mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që e ka Rajoni i Ohrit,ky është një superlativë dhe imperativ për të gjithë. Nuk ka lëvizje nga ky plan. Shpresoj se secili do të veprojë me kohë dhe ashtu siç duhet. Ligjet, rregullat janë të qarta, obligimet e dhëna nga Parlamenti janë të qarta, vlejnë edhe për Qeverinë edhe për komunat, ne do t’i zbatojmë deri në fund, tha Zaevi gjatë vizitës së fundit në Ohër, ku e shënoi fillimin e aktiviteteve për riparimin e sistemit kolektor për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit.

Sistemi për mbrojtjen e liqenit me vite të tëra është jofunksional, që ishte përcaktuar me analizën e zbatuar nga Agjencia e financuar nga Qeveria japoneze.

– Punën do ta rrumbullakojmë me zgjidhjen e përhershme të sistemit, e më pas menjëherë vazhdon edhe pastrimi i rrjetit sekondar të kanalizimit në gjatësi prej më shumë se 300 kilometrave. E gjitha që e bëjmë do të jetë e kotë nëse nuk i mënjanojmë ndërtimet e paligjshme, nëse nuk e miratojmë Planin për menaxhimin e Rajonit të Ohrit, bëri të ditur kryeministri Zaev.

Se veprohet sipas rekomandimeve bën të ditur edhe paralajmërimi për realizimin e projektit për kthimin e lumit Sateska në shtratin fillestar, gjegjësisht riorientim drejt Drinit të Zi. Ky projekt gjeti mbështetje edhe nga UNDP-ja, por realizimi i tij ende është në fazë të “synimit të mirë”, gjegjësisht ende pa aktivitete konkrete në terren.

Dorën në zemër, gjërat kanë lëvizur nga pika e vdekur, aktivitete ka, punohet në këtë problematikë, por nuk mund të largohet përshtypja e përgjithshme se një pjesë e aktiviteteve zhvillohen ngadalë, të përpiluara në mënyrë joadekuate, me improvizime pa përfshirje dhe konsultim përkatës me opinionin profesional. Projekti për rikonstruksionin e bregut të liqenit në qytet që parashikonte intervenim plotësues në pjesën litorale të liqenit, draft-projekti megaloman për ndërtimin e marinës për objekte lundruese në Ligatinën e Studençishtit, shembujt me ekonomizimin joadekuat me fondin e peshqve në liqen së bashku me peshkimin e paligjshëm, koncesionet e parregullta për plazhet padyshim e konfirmojnë praktikën negative për presion plotësues antropogjen ndaj ekosistemit edhe ashtu të stërngarkuar. Shembujt e tillë lënë përshtypjen e diletantizmit, mungesës së njohurive për nevojën e qasjes sistematike në përballjen me problemin, që është larg domenit të menaxhimit të përgjegjshëm shoqëror të një rezervati botëror natyror të vjetër më shumë se dy milionë vite. Pesha është aq më e madhe për shkak të faktit se Rajoni i Ohrit është një prej vetëm 39 vendeve në planet që si lokalitete njëherësh janë shpallur edhe pasuri natyrore dhe kulturore-historike me rëndësi botërore të UNESKO-s.

Aleksandar Baçiq

Back to top button
Close
Close