0_Maqedoni.PortalShoqëri

SSHI i KOM-AO u bën thirrje besimtarëve që t’i respektojnë masat për mbrojtje në Ditën e shpirtrave

Sinodi i shenjtë i Ipeshkvisë (SSHI) i Kishës Ortodokse Maqedonase - Arqipeshkvia e Ohrit (KOM-AO), në vigjilje festës së Ditës së shpirtrave, u bën thirrje besimtarëve, që kur t'i vizitojnë varret e të afërmve të tyre t'i respektojnë masat e përcaktuara nga institucionet shëndetësore.

Shkup, 3 qershor 2020 (MIA) – Sinodi i shenjtë i Ipeshkvisë (SSHI) i Kishës Ortodokse Maqedonase – Arqipeshkvia e Ohrit (KOM-AO), në vigjilje festës së Ditës së shpirtrave, u bën thirrje besimtarëve, që kur t’i vizitojnë varret e të afërmve të tyre t’i respektojnë masat e përcaktuara nga institucionet shëndetësore.

“Rekomandojmë që varret të vizitohen vetëm nga më të afërmit, që kujtimi të shprehet përmes një akti lutjeje të kryer nga një klerik dhe në të njëjtën kohë apelojmë që të mbahen pajisjet e nevojshme mbrojtëse, duke iu përmbajtur udhëzimeve tashmë të dhëna”, thuhet në komunikatën e KOM-AO. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close