Rrahje në Parlamentin turk (video)
- E enjte, 12 Janar 2017 2017-01-12 10:36:57.PD 10:36
Ankara, 12 janar 2017 (MIA) - Në Parlamentin turk dje erdhi deri te rrahja ndërmjet deputetëve të Partisë në pushtet të Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP) dhe të Partisë opozitare republikane popullore (CHP), gjatë votimit rreth reformave të vazhduara kushtetuese me të cilat duhet të përforcohet pozita e presidentit Rexhep Taip Erdogan.
Siç lajmëruan mediumet turke, rrahja, në të cilën deputetët janë shtyer dhe kanë këmbyer grushte, ka ndodhur para foltores së Parlamentit.
Para rrahjes, deputetët e CHP-së i akuzuan kolegët e tyre nga AKP se votojnë jashtë kabinave për votim të fshehtë me çka e shkelin Rregulloren, ndërsa incidenti u shkaktua kur përfaqësues të partisë në pushtet tentuan t'ia marrin telefonin një deputeti opozitar i cili e kishte xhiruar, siç pohon opozita, "mosrespektimin e fshehtësisë gjatë votimit".
AKP, me mbështetje të Partisë djathtiste të Aksionit nacionalist (MHP), po tenton të miratojë ndryshime kushtetuese me të cilat sistemi parlamentar do të transformohej në presidenciaë me çka do të prëforcohej pushteti ekzekutiv i shefit të shtetit dhe Erdoganit do t'i mundësohej të marrë edhe dy mandate të reja në funksionin e presidentit të Turqisë.
Nga ana tjetër, CHP dhe Partia demokratike kurde e popujve (HDP) i kundërshtojnë reformat, duke pohuar se me to do tëp prëforcohet sundimi autoritar i Erdoganit.
Megjithatë, edhe përkundër rrahjes, në mbledhjen që zgjati deri në orët e hershme të mëngjesit, Parlamenti turk miratoi tre nga 18 propozim-amandamentet. Vazhdimi i mbledhjes është caktuar për sot pasdite.
Për miratimin e secilit amandament nevojitet mbështetja e së paku 330 deputetëve në Parlamentin 550 anëtarësh. AKP ka 316 deputetë, ndërsa MHP - 39, që është për 25 herë më shumë se minimumi i domosdoshëm për miratim të reformave kushtetuese.
Me ndryshimet kushtetuese parashihet zgjedhja e Qeverisë nga kompetencat e Parlamen tit të kaolojë në kompetenca të shefit të shtetit, ndërsa Erdoganit do t'i mundësohej të kandidojë për president edhe në vitet 2019 dhe 2014, me çka do të mund të mbetej në funksion deri në vitin 2029. ab/bsh/10:31
###
Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.
Foto
Mozaik
Tiker
- 10:36 | Shkrumbohet fabrika e riciklimit të mbetjeve në Tiranë (video)
Një zjarr i madh ka përfshirë një fabrikë riciklimi mbetjesh në Mëzes të Tiranës, njofton "Top Chann...
- 10:17 | Njoftim për mediat
Puna në MIA u bllokua për dy orë të tëra për shkak të transferit të data qendrës së "NEOKOM" nga mje...
- 10:05 | Mot me diell me temperaturë deri në 28 gradë
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me erë të dobët nga drejtimi i ndryshueshëm. Inde...
- 16:12 | Qeveria indiane aprovoi dënim me vdekje për abuzuesit e vajzave
Qeveria indiane sot aprovoi dënim me vdekje për abuzuesit e dënuar të vajzave më të vogla se 12 vje...
- 16:03 | Arrestohet një polic për shitje të drogës
Arrestohet një polic 40-vjeçar nga stacioni i policisë Bit Pazar për prodhimin dhe shitjen e paautor...