• A-
  • A
  • A+
E martë, 22 Maj 2018, 

Vazhdon "okupimi" i Parlamentit polak nga ana e opozitës

Vazhdon "okupimi" i Parlamentit polak nga ana e opozitës

Varshavë, 12 janar 2017 (MIA) - Përfaqësuesit e shumicës qeveritare dhe të opozitës në Parlamentin polak, në mbledhjen që ka zgjatur deri mbrëmë vonë, nuk arritën marrëveshje për ndërprerje të "okupimit" të sallës kuvendore në Dhomën e poshtme të Parlamentit, që e filloi grupi opozitar i deputetëve më 16 dhjetor të vitit të kaluar.

Deputetët opozitar u vendosën për një gjest të tillë, për shkak se, sipas tyre, vendimet jodemokratike dhe joligjore të shumicës  në Parlament, të cilën e ka Partia populiste konservatore qeveritare E Drejtë dhe Drejtësi (PiS).

Rast i drejtpërdrejtë për fillimin e "okupimit" të sallës kuvendore nga ana e 30-të deputetëve opozitar ishte vendimi i shumicës qeveritare që ta kufizojë qasjen e gazetarëve në Parlament.

Lideri i PiS, Jarosllav Kaçinski e akuzoi opozitën për sjellje "jodemokratike" dhe "joligjore", duke theksuar se të gjitha vendimet që i ka sjellur partia e tij bazohen në ligjdhënien aktuale polake.

Përderisa zgjatën negociatat për zhbllokimin e sallës së Dhomës së Poshtme, Dhoma e Epërme të Parlamentit, Senati, në të cilin PiS, gjithashtu ka shumicë, mbrëmë e miratoi Buxhetin për vitin 2017, në miratimin e të cilit opozita ashpër u kundërshtua, që pritet plotësisht  ta thellojë krizën më të madhe politike deri tani në Poloni nga ripërtëritja e demokracisë para 27 viteve. sa/bsh/09:17

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Beqari i përjetshëm Hju Grant martohet në moshën 57-vjeçare

Aktori Hju Grant, të cilin e konsideronin si një n...

Thaçi i dha pasaportë diplomatike Majlinda Kelmendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dha sot pasap...

Katër sëmundjet që i shëron Agjërimi

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vë...

Bebe Rexha do të performojë në finalen e “American Idol”

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha do të perf...

Princi Çarls do ta dërgojë Meganin në altar

I ati i dhëndrit, princi britanik Çarls do ta dërg...