• A-
  • A
  • A+
E premte, 20 Prill 2018, 

Ndërroi jetë publicisti Ramiz Kelmendi

Ndërroi jetë publicisti Ramiz Kelmendi

Prishtinë, 12 janar 2017 (MIA) - Publicisti i njohur kosovar, Ramiz Kelmendi, dje ka ndërruar jetë, në moshën 86-vjeçare.

Lajmin për vdekjen e Kelmendit e ka dhënë gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social Facebook.

"Me pikëllim të thellë e zemër të thyer, të dashur familjarë, miq e dashamirë, ju njoftoj se sonte u nda nga jeta axha im, që e kisha shumë më shumë se axhë, Ramiz Kelmendi, në moshën 86-vjeçare", ka shkruar Kelmendi, transmetojnë mediat kosovare.

I ndjeri Ramiz Kelmendi njihet si shkrimtar, publicist e gazetar, i cili është autor i disa romaneve, teksteve shkollore, dramave, fejtoneve etj. Ndër veprat e tij më të njohura janë: "Shtatë persona ndjekin autorin", "Vija e vrragë", "Abrakadabra". ab/bsh/08:39

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Restoranti i cili edhe ata pa të holla nuk i lë të uritur

Në qoftë se jemi të uritur, ndërsa nuk keni të hol...

Banania që kushtoi 930 funte

Një gabim i një supermarketi ka bërë një banane të...

Tina Tarner sjellë muzikal që pasqyron jetën e saj

Muzikantja e njohur Tina Tarner, ka realizuar një...

Paralajmërohet pjesa e katërt e sagës filmike "xXx"

Vin Dizel e paralajmëroi pjesën e katërt të sagës ...

Presidenti finlandez ka paguar 61 euro për një fluturim nga Kroacia

Në vizitën në Kroaci, presidenti finlandez Sauli N...