• A-
  • A
  • A+
E hënë, 22 Prill 2018, 

Arrestohen dy të dyshuar për lidhshmëri me sulmet në Paris dhe Bruksel

Arrestohen dy të dyshuar  për lidhshmëri me sulmet në Paris dhe Bruksel

Bruksel, 12 janar 2017 (MIA) - Policia belge mbrëmë në periferinë e Brukselit, në Laken arrestoi dy persona nën dyshimin se janë të lidhur me sulmet terroriste në Paris në nëntor të vitit 2015.

Sipas edicionit elektronik të gazetës "Dernier Jor", policia ka arrestuar një burrë dhe një grua, të cilët përveç lidhjeve me sulmet në Paris,  janë të dyshuar edhe se u kanë ofruar përkrahje logjistike vëllezërve Bakravi, të cilët u hodhën në erë në aeroportin dhe në një stacion të metrosë në Bruksel në mars të vitit të kaluar.

"Gruaja me inicialet M.B. dhe miku i saj Farad K. kanë mbajtur lidhje me disa terroristë në kohën kur ata kërkoheshin nga të dy anët e kufirit (belg-francez), në periudhën mes sulmeve në Paris dhe Bruksel", njofton gazeta.

Gjatë aksionit për arrestimin e dy të dyshuarve, policia belge ka qenë e shoqëruar nga pjesëtarët e policisë franceze dhe gjyqtares nga Parisi.

Gjatë sulmeve në Paris më 13 nëntor të vitit 2015 janë vrarë 130 persona, ndërsa në Bruksel 32.

Hetimi tregoi se të dy sulmet janë kryer nga anëtarët e një grupi të njejtë, e cila vepron në territoret e Francës dhe Belgjikës. sa/bsh/08:03

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



Mozaik

Kejt Apton në fushatë të re për rroba banje

Kejt Apton është e angazhuar në reklamën e re të f...

Dhjetë fjali të mençura të thëna nga Nena Terezë

Nënë Tereza është konsideruar si një nga njerëzit ...

Restoranti i cili edhe ata pa të holla nuk i lë të uritur

Në qoftë se jemi të uritur, ndërsa nuk keni të hol...

Banania që kushtoi 930 funte

Një gabim i një supermarketi ka bërë një banane të...

Tina Tarner sjellë muzikal që pasqyron jetën e saj

Muzikantja e njohur Tina Tarner, ka realizuar një...