• A-
  • A
  • A+
E martë, 22 Maj 2018, 

Takim i parë i anëtarëve të Këshillit për reforma në sektorin e gjyqësorit.

Takim i parë i anëtarëve të Këshillit për reforma në sektorin e gjyqësorit.

Shkup, 28 korrik 2017 (MIA) - Anëtarët e Këshillit për reforma në sektorin juridik sot në Ministrinë e Drejtësisë e mbajtën takimin e parë.

Ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji i njoftoi anëtarët e Këshillit me aktivitetet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që janë ndërmarrë në drejtim të realizimit të  prioriteteve urgjente  reformuese. Njëkohësisht, theksoi  rolin  e Këshillit për reforma  si trup  këshillëdhënës,   detyra primare e të cilit është   diskutimi për vendimet  më të rëndësishme për çështjet   juridike  nga Strategjia për reforma  të sektorit  të gjyqësorit në proces  nga draft versioni punues  deri në  miratimin e saj përfundimtar, si dhe  për  zgjidhjet ligjore  që do të rrjedhin  nga e njëjta.

Saliji i tregoi  pritjet e Ministrisë së Drejtësisë  dhe potencoi  mundësinë  që vetë Këshilli të nxitë pyetje, ndryshime ligjore, si dhe  të definon praktikat  më të mira për tejkalimin  e të gjitha problemeve dhe dilemave  të hapura në sektorin e gjyqësorit. Çdo temë  për të cilën konsiderohet  se është e rëndësishme për reformat në sferën e gjyqësorit është e nevojshme të aktualizohet  dhe të iniciohet shqyrtim.

Sipas tij, mendimet dhe drejtimet e Këshillit për reforma  do të   prezantohen  në  grupet  punuese operative  dhe në seancat e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Saliji theksoi se Këshilli  do të ketë detyrë kyçe  në vëzhgimin  e aktiviteteve që do të rrjedhin   nga realizimi i Strategjisë dhe nga  Plani saj  aksional për 5 vitet e ardhme.

Pas shkëmbimit të  mendimeve të  anëtarëve të Këshillit dhe diskutimit mbi situatën u kufizua  kompetenca e Këshillit për reforma të sektorit të gjyqësorit  nga  realizimi i Planit  për prioritetet urgjente reformuese dhe u vërtetua dinamika e punës së Këshillit,  për të cilën gjë publiku do të njoftohet në mënyrë plotësuese. mb/15:53

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Beqari i përjetshëm Hju Grant martohet në moshën 57-vjeçare

Aktori Hju Grant, të cilin e konsideronin si një n...

Thaçi i dha pasaportë diplomatike Majlinda Kelmendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dha sot pasap...

Katër sëmundjet që i shëron Agjërimi

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vë...

Bebe Rexha do të performojë në finalen e “American Idol”

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha do të perf...

Princi Çarls do ta dërgojë Meganin në altar

I ati i dhëndrit, princi britanik Çarls do ta dërg...