• A-
  • A
  • A+
E martë, 22 Maj 2018, 

Ministria e Drejtësisë realizoi takim koordinues lidhur me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit

Ministria e Drejtësisë realizoi takim koordinues lidhur me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit

Shkup, 28 korrik 2017 (MIA) - Në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë  u realizua takim koordinues me të gjitha institucionet përkatëse, organizatat dhe shoqatat lidhur me Strategjinë për reforma në sektorin e gjyqësorit.

Takimin e hapi  dhe e udhëhoqi ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji,  ndërsa fjalim mbajtën edhe  zëvendësministri i Drejtësisë,  Oliver Ristovski,  si dhe kryetarja e grupit të punës për hartimin e Strategjisë për reforma  në  sektorin  e gjyqësorit, Prof.  Dr. Ana Pavlovska- Daneva.Билен Салији

Ministri  mbajti  një fjalim të shkurtë  për Planin  3-6-9  të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë   për të zbatuar  "Prioritetet urgjente të reformës". Ai potencoi   se Ministria e Drejtësisë është bartës kryesor i reformave në gjyqësi, por së bashku me të gjithë faktorët  e sistemit të gjyqësorit.

Ai gjithashtu theksoi se qëllimi i këtij takimi është përfshirja aktive dhe pjesëmarrja e të gjithë faktorëve  të gjyqësorit   në procesin e hartimit të Strategjisë.  Të pranishmit  u informuan se në kuadër të  Ministrisë  së  Drejtësisë është formuar   grup punues  për hartimin e Strategjisë për reformën  sektorit të gjyqësorit  me Planin e veprimit. 

Pas një debati dhe diskutimi  të hapur,  ministri  Saliji  i  ftoi të pranishmit në takim që  të japin kontribut të sinqertë  dhe konstruktiv për reformën,  në  një mënyrë që të gjitha  vërejtjet,  sugjerimet, hulumtimet, mendimet dhe qëndrimet e  tyre t'ia  paraqesin  grupit të punës për hartimin e Strategjisë në Ministrinë e Drejtësisë.

Ministri  theksoi  pritjet e tij  për  bashkëpunim të suksesshëm dhe përfundim të    suksesshëm  të të gjithë  faktorëve  të sektorit të  gjyqësorit. ab/11:58

###



Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Beqari i përjetshëm Hju Grant martohet në moshën 57-vjeçare

Aktori Hju Grant, të cilin e konsideronin si një n...

Thaçi i dha pasaportë diplomatike Majlinda Kelmendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dha sot pasap...

Katër sëmundjet që i shëron Agjërimi

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vë...

Bebe Rexha do të performojë në finalen e “American Idol”

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha do të perf...

Princi Çarls do ta dërgojë Meganin në altar

I ati i dhëndrit, princi britanik Çarls do ta dërg...