• A-
  • A
  • A+
E martë, 22 Maj 2018, 

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Nju-Delhi, 18 gusht 2017 (MIA) - Një vajzë 10 vjeçare ka lindur foshnjën e saj sot në Indi, si shkak i dhunimit, pasi i është refuzuar kërkesa për abort nga Gjykata Supreme në këtë vend.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Mirëpo vajza nuk ka njohuri se ka lindur. Asaj i është thënë se do të operohet për shkak të disa problemeve në stomak.

Shtatzënia e saj ishte zbuluar, pasi është dërguar në spital, për shkak të dhimbjeve të mëdha, disa muaj më parë, transmeto REL.

Raportohet se vajza është dhunuar nga xhaxhai i saj, i cili tashmë është arrestuar.

Prindërit e vajzës kanë refuzuar ta marrin foshnjën e sapolindur dhe janë pajtuar që ajo të adoptohet.

Gjykata Supreme nuk i ka lejuar abortin, për shkak se gjendja e vajzës është zbuluar vonë, dhe një gjë e tillë do të ishte “shumë e rrezikshme”.

Çështja e vajzës 10 vjeçare është dominuar në mediat indiane gjatë javëve të fundit, pasi autoritetet kanë bërë të ditur se ky është rasti i parë i një lindje në moshë kaq të re. mp/09:05

###

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.



NUK KA LAJME TË NDËRLIDHURA

Mozaik

Beqari i përjetshëm Hju Grant martohet në moshën 57-vjeçare

Aktori Hju Grant, të cilin e konsideronin si një n...

Thaçi i dha pasaportë diplomatike Majlinda Kelmendit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dha sot pasap...

Katër sëmundjet që i shëron Agjërimi

Ndonëse miliona njerëz anë e mbanë botës e kanë vë...

Bebe Rexha do të performojë në finalen e “American Idol”

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha do të perf...

Princi Çarls do ta dërgojë Meganin në altar

I ati i dhëndrit, princi britanik Çarls do ta dërg...