0_Sport,PortalSport

Sporti i mundjes solli miqësinë mes Hanit të Elezit dhe Kërçovës

Në Kërçovë për një vizitë vëllazërore qëndroj një delegacion sportistësh nga Klubi i Mundjes "Dardania" nga Hani i Elezit të Republikës së Kosovës , ku nikoqir i miqësisë ishte Wresling Klubi i Mundjes "Uskana" i Kērçovës, të cilët zhvilluan në Kërçovë një stërvitje të përbashkët.

Kërçovë , 6 dhjetor 2019 (MIA) – Në Kërçovë për një vizitë vëllazërore qëndroj një delegacion sportistësh nga Klubi i Mundjes “Dardania” nga Hani i Elezit të Republikës së Kosovës , ku nikoqir i miqësisë ishte Wresling Klubi i Mundjes “Uskana” i Kērçovës, të cilët zhvilluan në Kërçovë një stërvitje të përbashkët.

Para fillimit të stërvitjes miqtë nga Hani i Elezit të udhëhequr nga përzgjedhësi i Kosovës , themeluesi dhe trajneri i Klubit të Mundjes “Dardania” Zyber Xhoni sollën një mirënjohje nga kryetari i komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma për klubin kërçovar , të cilën e pranoi veterani i mundjes , sportisti i madh Naser Gizha.

Miqtë sollën  bluza miqēsie edhe për kryetarin e Klubit të Mundjes ” Uskana” Rrahim Veliun , kordinatorin e nën kryetarin e klubit Lazam Dervishin , profesor Fadil Rexhepin dhe për mundësit e dalluar të klubit Aqif Azizin dhe Orhan Imerin.

Lidhur me këtë miqësi u prononcua themeluesi e trajneri i klubit të miqëve profesor Zyber Xhoni i cili tha , miqësia e mbështetur edhe nga institucionet komunë si nga kryetari Kërçovës Fatmir Dehari dhe ai i Hanit të Elezit Rufki Suma janë një garancë e fuqishme për një bashkëpunim më afatgjat në mes dy klubeve tona.

Ndërsa kryetari i klubit tē “Uskanës” Rrahim Veliu dha këtë vlersim  “jam mirënjohës për dhurata që sollën miqtë tanë nga Kosova , miqēsia është e mirëseardhur dhe jam i bindur se do thellohet. Inicuesi i kësaj miqēsie mes dy klubeve veterani i sportit mundësi i madh kërçovar Naser Gizha e shprehu gëzimin e tij pas këtij akti miqësie , sepse si që tha ai sporti është ambasadori më i mirë i një vendi”.

Mendimin e tij për miqësin sportive e dha edhe anëtari i kryesisë të klubit nga Kosova Shiqeri Thaqi duke u shprehur i bindur në thellimin e këtij bashkëpunumi.Kjo miqësi dëshmoj edhe një herē se sporti di tē lidh ura të reja gjithmonë dhe pa përjashtim në çdo kohë dhe në çdo moment , fundja miqësia mes dy klubeve si motra është edhe më madhështore , me shpresē thellimi tē mëtutjeshëm.Në fund vetëm të shtojmë se stërvitjet te Klubi i Mundjes “Uskana” të Kërçovës për të gjithë të interesuarit janë falas .  sa/

Back to top button
Close
Close