0_Maqedoni.PortalKronikëKronikë.PortalShoqëri

SPM bën thirrje që MPB-ja të mos përzihet në ngjarjet politike ditore

Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) u bën thirrje të gjitha strukturave udhëheqëse në MPB në seriozitet dhe profesionalizëm dhe mospërzierje në Ministri për ngjarje politike ditore, ndërsa të punësuarit i inkurajon që çfarëdo presioni dhe kërcënimesh në çfarëdo baze ta paraqesin te ata me qëllim që me kohë të veprojnë dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Shkup, 14 shkurt 2020 (MIA) – Sindikata e Policisë së Maqedonisë (SPM) u bën thirrje të gjitha strukturave udhëheqëse në MPB në seriozitet dhe profesionalizëm dhe mospërzierje në Ministri për ngjarje politike ditore, ndërsa të punësuarit i inkurajon që çfarëdo presioni dhe kërcënimesh në çfarëdo baze ta paraqesin te ata me qëllim që me kohë të veprojnë dhe të ndërmarrin masa për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Si Sindikatë gjithmonë do të jemi në anën e nëpunësve policorë të cilët me nder dhe me profesionalizëm i kryejnë detyrat e tyre të punës, dhe për këtë duam t’u bëjmë apel të gjithë të punësuarve në MPB të qëndrojnë imun në ndikimin e karakterit ditor-politik dhe të jenë konsekuent në plotë në ligjshmërinë dhe ligjet, si alfa dhe omega në punën e policisë”, thonë nga SPM-ja.

Duke e theksuar këtë segment, shtojnë, është veçanërisht e rëndësishme kjo periudhë, sepse paraqet bazë për zbatimin e zgjedhjeve korrekte, të lira dhe demokratike, që është qëllim kryesor për shkak se aktualisht është formuar dhe punon Qeveria teknike.

Është koha, porosisin, bashkërisht të qëndrojmë në mbrojtjen e reputacionit të të punësuarve në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe vetë Ministria dhe në këtë mënyrë  të kontribuojmë që qytetarët ta pranojnë policinë si servis të qytetarëve.

Back to top button
Close
Close