0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderShoqëri

SPGPM: Punonjësit medial me rroga të ulëta dhe të goditur nga korona, pronarët të painteresuar të flasin për të drejtat e punëtorëve

Gazetarët dhe punonjësit medial kanë rrogë larg mesatares shtetërore dhe plotësisht, në kushte të krizës së koronës, janë të shqetësuar për shkak të pasigurisë së ruajtjes së vendit të punës dhe vlerës së të ardhurave. Mes tyre sundon frika dhe paniku, thonë se kjo mënyrë e jetës dhe punës ndikon ndaj shëndetit të tyre mental, ndërsa disa kanë nevojë edhe për mbështetje psikologjike.

Shkup, 21 gusht 2020 (MIA) – Gazetarët dhe punonjësit medial kanë rrogë larg mesatares shtetërore dhe plotësisht, në kushte të krizës së koronës, janë të shqetësuar për shkak të pasigurisë së ruajtjes së vendit të punës dhe vlerës së të ardhurave. Mes tyre sundon frika dhe paniku, thonë se kjo mënyrë e jetës dhe punës ndikon ndaj shëndetit të tyre mental, ndërsa disa kanë nevojë edhe për mbështetje psikologjike.

Pronarët e mediumeve, ndërkaq, nuk janë të interesuar të flasin për të drejtat e punës të të punësuarve të tyre.

Këtë e tregon hulumtimi më i ri i Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM).

Sindikata në qershor të këtij viti bëri anketë në të cilën u përfshinë 150 gazetarë dje punonjës medial. Pjesa më e madhe e tyre thanë se marrin rrogë prej 15.000 deri 20.000 denarëve. madje 101 apo 67 për qind nuk janë të kënaqur me rrogën apo honorarin, ndërsa 49 apo 33 për qind janë të kënaqur.

SPGPM bëri anketë edhe mes pronarëve të mediumeve. U dërguan pyetësorë drejt 50 pronarëve, por pyetjeve iu përgjigjën vetëm pesë prej tyre.

“Të përmendim se pyetësori anketues iu parashtrua pronarëve dy herë, por ata nuk konsideruan se është e domosdoshme t’u përgjigjen pyetjeve për të drejtat dhe obligimet e punës në mediumet e tyre. Kjo është anketa e parë në të cilën u pyetën pronarët e mediumeve për statusin e të punësuarve dhe ndikimin e koronavirusit ndaj organizatave të tyre”, thekson Sindikata.

Sipas SPGPM-së, fakti se vetëm pesë nga 50 të anketuar u përgjigjën pyetjeve në anketë, shkakton pamundësi për konkludim relevant për atë se si pronarët e mediumeve përballen me ndikimin e pandemisë ndaj të punësuarve të tyre dhe mediumit në përgjithësi. Përkundër asaj sillet konkludimi se pronarët e mediumeve nuk janë të prekur, as të hapur për përgjigje në temën e cila e pasqyron gjendjen në gazetari dhe të drejtat e punës së të punësuarve në mediumet në vend gjatë pandemisë me KOVID-19.

“Nga përgjigjet e marra, njëri nga të anketuarit – pronar i një televizioni dhe dy pronarë të mediumeve elektronike, thonë se kanë humbje financiare gjatë pandemisë me KOVID-19, e cila më së shumti ka ndikuar në rënie të reklamave. Megjithatë, këta pronarë thonë se nuk i kanë ulur rrogat e të punësuarve, në muajt e krizës, ndërsa nuk do t’i ulin deri në fund të vitit. Në mediumet e tyre nuk ka largime për shkak të krizës me koronën. Nga ana tjetër, dy pronarë të mediumeve elektronike nuk pësuan humbje financiare gjatë pandemisë, në korrespondim me atë nuk i ulën as rrogat, e as ndërkaq nuk pati largime nga puna”, thekson Sindikata.

Pronarët e mediumeve, ndërkaq, megjithatë të shqetësuar për sigurinë e të punësuarve gjatë pandemisë me KOVID-19.

“Pronarët e pesë mediumeve thonë se me kohë kanë siguruar pajisje mbrojtëse për të punësuarit, që është në kundërshtim me pohimet e një pjese të madhe të të punësuarve, 22 për qind, të cilët u përgjigjën se në mediumet në të cilat punojnë, nuk janë siguruar mjete mbrojtëse. Në pyetjen ‘Çka keni bërë për ta rritur sigurinë në vendin e punës?’, tre pronarë të mediumeve elektronike u përgjigjën ‘Punë nga shtëpia’, një pronar i një mediumi elektronik u përgjigj ‘Punë në ndërrime’, ndërsa pronari i një televizioni u përgjigj ‘Punë në disa ndërrime'”, thekson SPGPM.

Pesë të anketuarit të cilët u përgjigjën  në anketë janë të moshës prej 41 deri 58 vjeç, katër prej tyre janë burra dhe një grua. Njëri prej tyre është pronar i televizionit, të tjerët janë pronarë të mediumeve elektronike, të gjithë janë me arsim të lartë të kryer.

Sipas hulumtimit, organizimi sindikalist në mediume është problem për disa nga pronarët e mediumeve.

SPGPM tregon se biznesi i mediumeve plotësisht është në goditje të krizës nga korona. Kjo është reflektuar me humbje të vendit të punës dhe ulje të rrogave. Katër për qind kanë mbetur pa punë, ndërsa 17 për qind e punonjësve medial u përgjigjën se u është ulur rroga.

“Ky hulumtim tregoi se punonjësit medial janë në vijë të parë të rrezikut nga pandemia me Kovid-19, por edhe në goditje të drejtpërdrejtë financiare. Nevoja për ndihmë është më se e dukshme, nëse merren parasysh përgjigjet e të anketuarve. 73 për qind u përgjigjën se u nevojitet ndihmë financiare. Në mesin e punonjësve medial mbisundon frikë dhe panik, kështu që 48 u përgjigjën se u nevojitet mbështetje psikologjike. Këtu posaçërisht është me rëndësi të përmendet se 62 për qind e të anketuarve konfirmojnë se kjo mënyrë e jetës dhe punës ndikon ndaj shëndetit të tyre mental”, thekson SPGPM. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close