Korrespondentë MKDLajme nga komunat

SPB Tetovë: Motoçiklistët të mbajnë kaskë mbrojtëse, për dy muaj jo të plotë janë imponuar 95 masa

Policia e Tetovës apelon  motoçiklistët t'i respektojnë  obligimet ligjore dhe të mbajnë  pajisje mbrojtëse, para se gjithash kaskë.  Gati për dy muaj jo të plotë, siç informon SPB, janë imponuar 95 masa.

Tetovë, 22 qershor 2020 (MIA) – Policia e Tetovës apelon  motoçiklistët t’i respektojnë  obligimet ligjore dhe të mbajnë  pajisje mbrojtëse, para se gjithash kaskë.  Gati për dy muaj jo të plotë, siç informon SPB, janë imponuar 95 masa.

“Me ngrohjen e motit edhe në rajonin Tetovë-Gostivar ndjehet prania e madhe e motoçikletave,  veçanërisht në orët e  pasdites dhe të mbrëmjes. Për atë MPB Tetovë i përforcoi  kontrollet dhe  imponoi gjithsej  95 masa  për dy muaj jo të plotë. Shumica e masave janë për mospërdorim të kaskës, me vërejtje se gjoba në para për këtë lloj shkelje arrin 50 euro në kundërvlerë të denarit”, thotë zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifoski.

SPB Tetovë u bën apel motoçiklistëve  të posedojnë patentë shoferi, si dhe në kohë t’i regjistrojnë motoçikletat.

“Motoçiklistëve gjithashtu  u këshillohet, ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë  dhe të mos qarkullojnë  njëri pranë tjetrit por njëri pas tjetrit. Përveç kësaj, nuk kanë të drejtë të bartin edhe persona tjerë  në motoçikletë”,  potencon Josifovski as/sa/

Back to top button
Close
Close