0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeMakedonija.SlajderPolitikë

Spasovski – Zhbogarit: Ju falënderojmë për përkushtimin në përafrimin e shtetit tonë drejt BE-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot u takua me euroambasadorin Samuel Zhbogar, me ç'rast e ka falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin e tij në procesin e përafrimit të shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian.

Shkup, 10 shtator 2020 (MIA) – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot u takua me euroambasadorin Samuel Zhbogar, me ç’rast e ka falënderuar për angazhimin dhe përkushtimin e tij në procesin e përafrimit të shtetit tonë drejt Bashkimit Evropian.

“Ministri Spasovki e shprehu përkushtimin e përcaktimit reformues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të bëhet servis efikas i qytetarëve dhe për implementimin e vlerave evropiane në punën e përditshme. Në këtë proces me rëndësi të veçantë është mbështetja që e marrim përmes fondeve IPA dhe e cila ka kontribuuar drejt përforcimit të kapaciteteve për luftë kundër krimit të organizuar dhe sigurinë e kufijve shtetërorë”, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga MPB informuan se Zhbogar ia ka uruar rizgjedhjen Spasovskit në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e ka shprehur falënderimin e tij për bashkëpunimin e suksesshëm në katër vitet e kaluara.

“Nga ana e tij ishte shprehur kënaqësi e madhe që ishte pjesë e ekipit kur në shtetin tonë u ndërmorën procese të mëdha reformuese, siç janë vendosja e Agjencisë për Siguri Kombëtare në pajtim me standardet evropiane dhe implementimi i modelit të ri për ndjekjen e komunikimeve përmes vendosjes së Agjencisë Operative Teknike”, theksuan nga MPB. shk/

Back to top button
Close
Close