0_Maqedoni.PortalPolitikë

Spasovski: Vendimi i BE-së në mars ta shikojmë kryesisht në prizmën e të ardhmes së shtetit

Vendimin që BE-ja duhet ta marrë në mars lidhur e fillimin e negociatave për anëtarësim, kryesisht mund ta shikojmë përmes prizmës së të ardhmes së këtij shteti. Nëse ajo ndërlidhet edhe mes subjekteve politike, partitë..., mendoj se nuk duhet ose vaj halli për atë politikan, që konsideron se interesat nacionale numër një në vend nuk duhet të realizohen. Një është të keni deklaratë se angazhoheni për BE dhe NATO, ndërsa e dyta është diçka të bëni lidhur me realizimin e këtyre ëndrrave.

Shkup, 30 janar 2020 (MIA) – Vendimin që BE-ja duhet ta marrë në mars lidhur e fillimin e negociatave për anëtarësim, kryesisht mund ta shikojmë përmes prizmës së të ardhmes së këtij shteti. Nëse ajo ndërlidhet edhe mes subjekteve politike, partitë…, mendoj se nuk duhet ose vaj halli për atë politikan, që konsideron se interesat nacionale numër një në vend nuk duhet të realizohen. Një është të keni deklaratë se angazhoheni për BE dhe NATO, ndërsa e dyta është diçka të bëni lidhur me realizimin e këtyre ëndrrave.

Këtë sot e deklaroi kryeministri Oliver Spasovski në konferencën për shtyp në Qeveri, në pyetjen e gazetarëve nëse data që vendi e pret në mars, ka lidhur me zgjedhjet që do të mbahen në prill.

Sipas tij, data që e presim për fillim të negociatave ka lidhje me këtë vend, me të ardhmen e këtij shteti dhe me qytetarët e vendit, duke theksuar se qytetarët në të gjitha këto 29 vite nga pavarësia kanë dhënë shumë viktima përmes reformave, përmes tranzicionit dhe përmes asaj që ka ndodhur në shoqërinë e vendit me qëllim të realizimit të interesave nacionale. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close