0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Spasovski – Varadkar: Irlanda mbetet mbështetëse e madhe e Maqedonisë së Veriut

 Irlanda mbetet mbështetëse e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së saj është e gatshme ta ndajë përvojën si anëtarësimi në BE dhe i ndihmoi  Irlandës ta zhvillojë ekonominë  e vet që të jetë midis të vendeve më të fuqishme në BE, dhe shfaqi shpresë se e njëjta mund të ndodhë edhe me Maqedoninë e Veriut.

Shkup, 19 maj 2020 (MIA) – Irlanda mbetet mbështetëse e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së saj është e gatshme ta ndajë përvojën si anëtarësimi në BE dhe i ndihmoi  Irlandës ta zhvillojë ekonominë  e vet që të jetë midis të vendeve më të fuqishme në BE, dhe shfaqi shpresë se e njëjta mund të ndodhë edhe me Maqedoninë e Veriut.

Kryeministri Varadkar ka dërguar urime për punën e Qeverisë në kushte të pandemisë me Kovid-19, si dhe për anëtarësimin në NATO dhe vendimin pozitiv të BE-së për fillimin e negociatave.

Kryeministri Spasovski ka shprehur falënderim për mbështetjen e sinqertë të Irlandës dhe potencoi se vendi ynë e pret kornizën negocuese në qershor, dhe kërkoi mbështetje për fillim më të shpejtë të negociatave. Spasovski e ndau përkushtimin e veçantë të Qeverisë ndaj implementimit të marrëveshjeve dypalëshe me Greqinë dhe Bullgarinë, të cilat dukshëm i përmirësojnë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe paraqesin shembull pozitiv në rajon, qëndron në kumtesë.

Të dy kryeministrat janë pajtuar se Samiti Zagreb 2020 BE dhe Ballkani Perëndimor ka dërguar porosi të fortë për mbështetjen e BE-së për rajonin.

Në bisedën telefonike kryeministri Spasovski uroi kolegun e Irlandës për vendimin e tij q sërish ta aktivizojë licencën e tij si mjek dhe t’i bashkëngjitet ekipit mjekësor të vendit të tij gjatë pandemisë si gjest i porosisë së fortë pozitive për lidership të përkushtuar.

Kryeministri  Varadkar shprehu mirënjohje se Irlanda fillon t’i lehtësojë masat, ndërsa kryeministri Spasovski tha se edhe te ne fillon lehtësimi i masave dhe se pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, do të vazhdojnë aktivitetet për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare, shtohet në kumtesën e pres shërbimit qeveritar. ar/ 

Back to top button
Close
Close