0_Maqedoni.PortalPolitikë

Spasovski: Secili që ka vepruar kundër ligjit patjetër të përgjigjet

Kryeministri Oliver Spasovski sot nuk ka dashur të komentojë incizimin që në Komisionin parlamentar e ka publikuar Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE për të cilën tha se ndërlidhet me rastin "Reket". Spasovski shkurt tha se për "Reketin" zhvillohet procedurë që duhet të përfundojë dhe secili i ka vepruar kundër ligjit të përgjigjet për atë që ka bërë

Shkup, 12 shkurt 2020 (MIA) – Kryeministri Oliver Spasovski sot nuk ka dashur të komentojë incizimin që në Komisionin parlamentar e ka publikuar Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE për të cilën tha se ndërlidhet me rastin “Reket”. Spasovski shkurt tha se për “Reketin” zhvillohet procedurë që duhet të përfundojë dhe secili i ka vepruar kundër ligjit të përgjigjet për atë që ka bërë.

“Nuk do të komentojë asgjë më shumë nga ajo që është thënë deri tani dhe që është qëndrim i Qeverisë. Ky rast patjetër të hetohet deri në fund si edhe rastet e tjera që janë kriminale në shtet. Secili që ka vepruar kundër ligjit do të duhet të përgjigjet”, ka thënë Spasovski.

Sipas tij, më me rëndësi është se për rastin veprojnë institucionet edhe atë në bazë të paraqitjes që ka dorëzuar ish kryeministri.

“Më me rëndësi është të kemi përgjegjësi. Ajo që është në Prokurori duhet vetëm prokuroria të vlerësojë edhe në bazë të asaj t’i zbatojë të gjitha procedurat”, ka thënë Spasovski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve lidhur me tenderin për termocentralin fotovoltaik të ri 100 MW në Osllomej. fab/

 

 

Back to top button
Close
Close