0_Maqedoni.PortalPolitikëVideo deklaratë

Spasovski-Sasolli: Reformat e suksesshme dhe metodologjia e re hapa të rëndësishëm ndaj fillimit të negociatave

Kryeministri Oliver Spasovski sot në Bruksel pati takim me kryetarin e Parlamentit Evropian (PE) David Maria Sasolli, i cili dha mbështetje të plotë në të gjitha hapat reformuese të cilat Qeveria, Kuvendi dhe qytetarët i miratuan në periudhën e kaluar, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Bruksel, 18 shkurt 2020 (MIA) – Kryeministri Oliver Spasovski sot në Bruksel pati takim me kryetarin e Parlamentit Evropian (PE) David Maria Sasolli, i cili dha mbështetje të plotë në të gjitha hapat reformuese të cilat Qeveria, Kuvendi dhe qytetarët i miratuan në periudhën e kaluar, bëri të ditur pres shërbimi qeveritar.

Në takimin, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, është theksuar se Marrëveshja e Prespës dhe Marrëveshja me Bullgarinë janë shembuj në rajon dhe shtyllë e të ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe se vendi mbetet konsekuente në obligimet për zbatimin e marrëveshjeve të cilat paraqesin shembull për zgjidhjen e kontesteve dypalëshe.

“Sasolli dhe Spasovski janë dakorduar se reformat e suksesshme dhe metodologjia e re janë hapa të rëndësishëm drejt fillimit të shpejtë të negociatave për anëtarësim. Ky qëllim është i përbashkët i të gjitha institucioneve evropiane dhe pjesa më e madhe e shteteve anëtare të BE-së, ishte konstatuar në takimin”, theksohet në kumtesë.

Kryetari i PE-së ka theksuar se edhe Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për BE-në dhe se ai gjatë vizitës në vendin tonë është bindur se qytetarët fuqimisht besojnë në BE dhe në të ardhmen evropiane. Në këtë drejtim, ka thënë Sasolli, Parlamenti Evropian do të japë kontribut të vetin për mbështetjen e Ballkanit Perëndimor në Samitin në Zagreb.

<p class=”x_MsoNormal”><span lang=”MK”> </span></p>
&nbsp;

Back to top button
Close
Close