0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalEkonomiPolitikë

Spasovski: Projekti për ujitjen e luginës jugore të Vardarit i rëndësishëm për zhvillim të bujqësisë

Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski sot kontrolluan punët ndërtimore të fazës së dytë të projektit për ujitje të luginës jugore të lumit Vardar.

Vallandovë, 20 qershor 2020 (MIA) – Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski sot kontrolluan punët ndërtimore të fazës së dytë të projektit për ujitje të luginës jugore të lumit Vardar.

Ai potencoi se uji, si pasuri natyrore nacionale, është me rëndësi prioritare për secilin prej nesh. Pa menaxhim të drejtë me resurset e ujit, pa sisteme bashkëkohore për ujitje nuk mund të flitet për bujqësi të zhvilluar.

“Prandaj, së bashku me MBPEU-së intensivisht po zbatohen projekte për ndërtim dhe rikonstruim të sistemeve bashkëkohore për ujitje. Programi pë ujitje të luginës jugore të Vardarit faza e dytë si investim kapital në bujqësi do të jetë kontribut i rëndësishëm për krijimin e bujqësisë moderne dhe evropiane. Ky projekt është me vlerë mbi 24,3 milionë euro. Investimi, i cili e bën bujqësinë e vendit konkurrente me kushte për prodhim më rentabil për bujqit, për jetë më të mirë të popullatës nga i tërë rajoni i Vallandovës. Bujqësia është një ndër shtyllat bartëse për zhvillim të ekonomisë së përgjithshme këtu në këtë rajon tonë jugor. Qeveria i kushton vëmendje të veçantë politikave të cilat i zbatojmë në këtë sektor, me theks të posaçëm në masat dhe projektet  zhvillimore, si dhe në investime të reja të cilat do të kontribuojnë drejt rritjes së përshpejtuar të kësaj dege strategjike ekonomike në vendin tonë”, theksoi Spasovski.

Kryeministri tha se vizitën në rajon do ta përfundojnë me kontroll në tre objekte infrastrukturore të cilat janë pjesë e programit të Qeverisë për mbështetje financiare të vetëqeverisjes lokale të shndërruara në marrëveshje me 80 komuna në të cilat realizohen mbi 200 projekte, në vlerë mbi 38 milionë euro.

Ministri Dimkovski theksoi se realizimi i deritanishëm i suksesshëm i projektit për ujitje të luginës jugore të lumit Vardar është edhe një tregues për angazhimin e Qeverisë për investime kapitale në bujqësi.

Dimkovski theksoi se vlera e përgjithshme e projektit është 24,3 milionë euro, prej të cilave 30 për qind janë siguruar  nga buxheti i MBPEU-së ndërsa 70 për qind të tjera janë nga banka zhvillimore gjermane në formë të grantit dhe të kredisë së volitshme.

Ai informoi se në fazë përfundimtare janë tre objektet infrastrukturore dhe atë në vendbanimet “Gorna Malla”, “Udovo” dhe fshatin “Bajram most”.

“Përmes këtyre projekteve do të sigurohet infrastrukturë solide komunale në dhe jashtë vendbanimeve rurale që do të kontribuojë për përmirësimin e kushteve për jetë të qytetarëve, , nënvizoi ministri i Bujqësisë. ab/

Таг
Back to top button
Close
Close