BiznesBiznes.PortalEkonomiKorrespondentë MKD

Spasovski: Prioritetet reformuese për plotësimin e aspiratave euroatlantike nuk kanë alternativë

Republika e Maqedonisë së Veriut i ka përshpejtuar prioritetet reformuese për plotësimin e aspiratave euroatlantike, me perspektivë të qartë dhe vullnet të fuqishëm politik se ato aspirata nuk kanë alternativë dhe se vendi i ynë do ta japë dhe e jep kontributin e vet që të njihet si vend me rol strategjik në rajonin tonë, deklaroi sot në Kriva Pallankë, kryeministri Oliver Spasovski, gjatë shënimit të fillimit të punëve të ndërtimore për rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, pjesa nga Kriva Pallanka deri te vendkalimi kufitar me Republikën e Bullgarisë, Deve Bair.

Kriva Pallankë, 6 shkurt 2020 (MIA) – Republika e Maqedonisë së Veriut i ka përshpejtuar prioritetet reformuese për plotësimin e aspiratave euroatlantike, me perspektivë të qartë dhe vullnet të fuqishëm politik se ato aspirata nuk kanë alternativë dhe se vendi i ynë do ta japë dhe e jep kontributin e vet që të njihet si vend me rol strategjik në rajonin tonë, deklaroi sot në Kriva Pallankë, kryeministri Oliver Spasovski, gjatë shënimit të fillimit të punëve të ndërtimore për rikonstruimin dhe rehabilitimin e rrugës shtetërore A2, pjesa nga Kriva Pallanka deri te vendkalimi kufitar me Republikën e Bullgarisë, Deve Bair.

“Ky aks rrugor Kriva Pallankë – Deve Bair, i cili është pjesë e Korridorit të rëndësishëm panevropian 8, vetëm e konfirmon partneritetin e BE-së dhe institucioneve të saj financiare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, me çka konfirmohet se integrimi evropian i RMV-së dhe i Ballkanit Perëndimor është i njohur si pozitë gjeostrategjike për Evropë stabile, të fuqishme dhe të bashkuar, të bazuar në vlera dhe standarde të përbashkëta. Mirënjohjet e tilla vijnë edhe nga rezultatet e arritura të Maqedonisë së Veriut dhe paraqesin fuqi lëvizëse për intensifikimin e përpjekjeve reformuese në drejtim të ndërtimit të shoqërisë së vërtetë evropiane, demokratike në vend, i cili deri para tri viteve në mënyrë të vazhdueshme binte nga kriza në krizë”, tha Spasovski.

Sipas tij, me rezultatet e arritura për vetëm dy vite e gjysmë, kanë vijuar edhe mirënjohjet.

“Mirënjohje është anëtarësimi në NATO, ndërsa çështje ditësh është edhe fillimi i negociatave me BE-në që të hyjmë në fazën e fundit në BE. Hapja e dyerve të NATO-s dhe BE-së për anëtarësim të plotëfuqishëm në aleancat me partnerët strategjikë, ishte mbështetur edhe me zgjidhjen e çështjeve fqinjësore, të cilat garniturat paraprake politike nuk rrezikuan që t’i ndërmarrin. Në mënyrën në të cilën i kemi zgjidhur çështjet e hapura me Greqinë dhe Bullgarinë, bashkësia ndërkombëtare njohu model për zgjidhjen e çështjeve më të ndërlikuara politike në këtë rajon”, shtoi Spasovski.

Siç tha, Maqedonia e Veriut zgjodhi të përcaktohet për intensifikim të bashkëpunimit rajonal me të gjitha instrumentet e saj.

“Krejtësisht është e qartë se lidhja e rajonit është parakusht për lidhjen me BE-në, prej ku erdhi edhe ndihma politike dhe financiare për strukturat inklusive dhe iniciativat në tërë rajonin, të cilat me këtë ngjarje konfirmohen si reale. Neve na mbetet që me reformat e vazhdueshme dhe përkushtimin e tërësishëm të agjendës sonë evropiane dhe euroatlantike t’i konfirmojmë partnerët të BE-së se përkrahja që na japin nuk do të zhgënjehet. Dëshiroj të shpreh falënderim edhe deri te euroambasadori Zhbogar për tërë përkrahjen që na jep për realizimin e të gjitha projekteve dhe të na ndihmojë në sigurimin tonë të perspektivave evropiane. Falënderim deri te të gjithë me të cilët arritëm sukses, në krye me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, të bëjmë një hap përpara drejt përmirësimit të kushteve për jetë dhe zhvillim të Kriva Pallankës, Kumanovës dhe tërë rajonit”, porositi Spasovski.

Rikonstruimi dhe rehabilitimi i rrugës nga Kriva Pallanka deri në Deve Bair do të realizohet me mjete me vlerë prej 12,5 milionë euro, të siguruara nga BERZH, Bashkimi Evropian dhe NP Rrugë shtetërore. bsh/

Back to top button
Close
Close