0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Spasovski: Prioritet i lartë i të gjithë ministrave është funksionimi i institucioneve dhe sundimi i drejtësisë dhe demokracisë

– Të gjitha veprimet e secilit anëtar të pushtetit ekzekutiv duhet qartë të konfirmojnë se Qeveria dhe shteti janë në duar të sigurta, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski, duke theksuar se secili akt politik i anëtarëve  të kabinetit qeveritar në të gjitha linjat e hierarkisë duhet të del nga përgjegjësia me qëllim që të gjithë qytetarët të jenë të qetë.

Shkup, 14 janar 2020 (MIA) – Të gjitha veprimet e secilit anëtar të pushtetit ekzekutiv duhet qartë të konfirmojnë se Qeveria dhe shteti janë në duar të sigurta, deklaroi sot kryeministri Oliver Spasovski, duke theksuar se secili akt politik i anëtarëve  të kabinetit qeveritar në të gjitha linjat e hierarkisë duhet të del nga përgjegjësia me qëllim që të gjithë qytetarët të jenë të qetë.

“Shteti ynë gjendet në periudhë shumë të rëndësishme kur pritet funksionim i pandërprerë i të gjitha institucioneve dhe pushtetit shtetëror. Kjo është periudhë në të cilën deri në shprehjen maksimale duhet të jetë përgjegjësia personale, institucionale dhe profesionale dhe të jepet kontributi më i mirë për të mirën e qytetarëve dhe për zhvillimin dhe progresin e Maqedonisë së Veriut”, tha Spasovski.

Ai theksoi se prioritet i lartë i të gjitha ministrave në Qeverinë aktuale pa përjashtim është që të sigurojnë vazhdimësi në funksionimin e institucioneve, në sundimin e drejtësisë dhe të demokracisë. Të hapim hapësirë maksimale për vullnetin demokratik të qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhjen e qeverisë së re legjitime. Qeveri e cila do të vazhdojë ta qojë Republikën e Maqedonisë së Veriut në rrugën e vërtetë si anëtare e NATO-s dhe anëtare e ardhshme e Bashkimit Evropian.

Spasovski theksoi se të gjitha shërbimet e qytetarëve do të ofrohen në tërësi, në kohë dhe panda, pavarësisht asaj se a bëhet fjalë për subvencionet për bujqit, ndihmën e kategorive sociale të qytetarëve, rritjen e pagave në sektorët publikë ose shërbimet e administratës.

Sipas Spasovskit, vendi duhet të organizojë zgjedhje të cilat i ngjajnë një demokracie evropiane në përputhje me standardet evropiane.

Kryeministri shtoi se vendi ynë njihet si një shoqëri e drejtë për të gjithë, dhe për këtë duhet të ruhet ajo vazhdimësi e vlerave të cilat në mënyrë thelbësore kontribuojnë për ndërtimin e modelit të shoqërisë së përbashkët për të gjithë qytetarët, me çka apeloi për eliminimin edhe për “zero tolerancë” të gjuhës së urrejtjes

Ai vlerësoi se modeli ynë i tejkalon edhe kufijtë gjeografikë të vendit tonë dhe nxit dialog të gjerë në rajon për kuptimin dhe tejkalimin e stereotipeve të vjetra të dëmshme.

Spasovski theksoi edhe se mediet e lira janë aksesor i secilës demokraci evropiane.

“Mediet të cilat raportojnë në mënyrë të pavarur, pa anshëm dhe profesionalisht janë garanci e zhvillimit të demokracisë në shoqërinë dhe rojtar i mendimit të lirë dhe të gjithë gazetarët dhe punonjësit mediatikë duhet të kenë mbrojtje dhe liri maksimale. E dënojmë secilën dhunë dhe gjuhë të urrejtjes kundër gazetarëve dhe punonjësve mediatikë. Institucionet janë të obliguara qe secilën goditje ndaj integritetit të gazetarëve ta hetojnë, dëshmojnë dhe sanksionojnë”, tha kryeministri.

Qëllim edhe i Qeverisë aktuale, shtoi ai, është krijimi i hapësirës për informim të paanshëm dhe objektiv të qytetarëve, sepse vetëm qytetarë të informuar mirë mundet lirshëm të sjellin vendim për të ardhmen e shtetit të tyre.

Spasovski përkujtoi për standardet e vendosura me organizimin e zgjedhjeve lokale në vitin 2017, të referendumit të vitit 2018 dhe në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, të cilat nuk guxojnë të dëmtohen dhe të cilat do të jenë udhëheqëse edhe për organizim të zgjedhjeve të caktuara për 12 prill të këtij viti. fc/

Таг
Back to top button
Close
Close