0_Maqedoni.PortalPolitikë

Spasovski pret që Ligji për PP-në të miratohet në Kuvend

Kryeministri Oliver Spasovski pret që propozim ligji për Prokurori publike, për të cilën është e nevojshme dy e treta e shumicës të shqyrtohet në seancë plenare dhe të miratohet në Kuvend. Porosit se edhe pse nuk është kusht për perspektiven evropiane të shtetit sërish është argument pozitiv për anëtarët e BE-së për dhënien e datës për negociata. Aq më shumë pastrohet, siç thotë ai, mjegulla për atë se cilat janë qëllimet dhe përse duhet të sillet ky ligj

Shkup, 13 shkurt 2020 (MIA) – Kryeministri Oliver Spasovski pret që propozim ligji për Prokurori publike, për të cilën është e nevojshme dy e treta e shumicës të shqyrtohet në seancë plenare dhe të miratohet në Kuvend. Porosit se edhe pse nuk është kusht për perspektiven evropiane të shtetit sërish është argument pozitiv për anëtarët e BE-së për dhënien e datës për negociata. Aq më shumë pastrohet, siç thotë ai, mjegulla për atë se cilat janë qëllimet dhe përse duhet të sillet ky ligj.

“Disa herë theksova se shumë është e rëndësishme për të ardhmen e shtetit që të sillet Ligji për PP. Edhe pse ai nuk është kusht për perspektivën evropiane të shtetit, por edhe shembull pozitiv dhe argument me të cilin mund të paraqitemi para shteteve anëtare të BE-së të marrjes së datës për fillimin e negociatave. Mendoj se mirë po zhvillohet i gjithë debati rreth Ligjit të PP-së dhe debati vazhdon, se a zhvillohet në qeveri, a zhvillohet tek komisionet në Kuvend, mendoj se aq më shumë po pastrohet mjegulla rreth asaj se cilat janë qëllimet dhe përse duhet të sillet ky ligj. Unë pres që ky ligj do të shqyrtohet në seancën plenare dhe do të miratohet në Kuvend”, u shpreh Spasovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në konferencën për shtyp në qeveri. bs/fab

Back to top button
Close
Close