0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo deklaratë

Spasovski: Presim fillim të negociatave në muajt e ardhshëm

Shpresojmë dhe me të drejtë presim që qëllimi strategjik për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që duhet të fillojë me startimin e negociatave për anëtarësim, të realizohet në muajt e ardhshëm pas 15 viteve status të kandidates për anëtarësim, porositi sot kryeministri, Oliver Spasovski pas takimit në Qeveri me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, i cili sot arriti për vizitë të parë zyrtare në vend, pasi që e mori atë funksion.

Shkup, 15 janar 2020 (MIA) – Shpresojmë dhe me të drejtë presim që qëllimi strategjik për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, që duhet të fillojë me startimin e negociatave për anëtarësim, të realizohet në muajt e ardhshëm pas 15 viteve status të kandidates për anëtarësim, porositi sot kryeministri, Oliver Spasovski pas takimit në Qeveri me eurokomisarin për zgjerim, Oliver Varheji, i cili sot arriti për vizitë të parë zyrtare në vend, pasi që e mori atë funksion.

“Me asgjë nuk do t’i rrezikojmë arritjet për të cilat morëm edhe mirënjohje nga Komisioni evropian vitin e kaluar kur Këshillit të Evropës i ishte cekur startimi urgjent dhe i pakushtëzuar i negociatave inkuadruese. Rekomandimi erdhi si rezultat i reformave të zbatuara me sukses dhe si rezultat i vendimeve të guximshme për zgjidhjen e mospajtimeve me fqinjët tanë, të cilët aspiratat tona për anëtarësim në BE i bënë realitet”, tha Spasovski në konferencën e përbashkët për shtyp me eurokomisarin Varheji.

Ai theksoi se vendi e pret vendimin e paralajmëruar në tetor të vitit të kaluar, pasi që vendi bëri gjithçka pritej për fillim të negociatave, edhe pse, siç tha, përjetuam zhgënjim dhe pranuam se gabimi strategjik së shpejti do të përmirësohet dhe se rezultatet tona do të valorizohen sipas meritës, edhe pse me shtyrje.

“Programi i KE-së së re është shpresë e madhe për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe përforcim i pozitës sonë si anëtare të ardhshme të Unionit. KE-ja është aleate e jona në insistimet tona për hyrje në BE, presim të vazhdojnë me përbërjen e re të KE-së”, theksoi Spasovski.

Kryeministri potencoi se është me rëndësi që KE pas Këshillit të Evropës në nëntor të vitit 2019 e mori obligimin dhe nën udhëheqjen e Varhejit paralajmëroi se deri në fund të muajit do ta prezantojë dokumentin me propozim ndryshimet e metodologjisë për zhvillim të negociatave.

“Maqedonia e Veriut është e interesuar sa më parë të publikohet metodologjia dhe shpreson se propozimi do t’i kënaqë pritjet dhe kërkesat e Francës, por edhe qëndrimet e vendeve-anëtare që ishin dhe mbetën miq të prirur drejt zgjerimit dhe nuk patën asgjë kundër asaj të fillojë edhe në tetor të vitit të kaluar. Interes i yni është të evitohen mospajtimet e reja dhe të arrihet konsensus sa më parë”, tha ai.

Shtoi se për ne është kyç miratimi dhe sjellja e metodologjisë së re dhe i vendimit për fillim të negociatave të jenë të jenë procese të ndara, por të kompletuara.

Spasovski e informoi në takim Varhejin për punën e Qeverisë teknike dhe për aktivitetet që po ndërmerren për organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe demokratike të parakohshme parlamentare. ab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close