0_Maqedoni.Portal0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Spasovski për MIA-n: Qytetarët të bëjnë hapin e duhur me sjelljen e vendimit të vërtetë në zgjedhje

Nuk konsideroj se sollëm vendim të përshpejtuar me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme pas mosmarrjes së datës për fillim të negociatave për anëtarësim, por e bëmë hapin e vërtetë me qëllim që qytetarët të bëjnë hapin e vërtetë me sjelljen e vendimit të vërtetë në zgjedhje, deklaroi kryeministri, Oliver Spasovski në intervistë për MIA-n.

Shkup, 17 janar 2020 (MIA) – Nuk konsideroj se sollëm vendim të përshpejtuar me shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme pas mosmarrjes së datës për fillim të negociatave për anëtarësim, por e bëmë hapin e vërtetë me qëllim që qytetarët të bëjnë hapin e vërtetë me sjelljen e vendimit të vërtetë në zgjedhje, deklaroi kryeministri, Oliver Spasovski në intervistë për MIA-n.

“Në Republikën e Maqedonisë së Veriut për këto dy vite e gjysmë u zgjidhën çështjet më të vështira dhe më të rëndësishme. Flas për çështje strategjike, të cilat i hapën perspektivat e këtij shteti dhe të gjeneratave për të ardhmen. Dhe në bazë të kësaj ne bëmë set të prioriteteve reformuese, të cilat i realizojmë, me qëllimin që ta arrijmë prioritetin strategjik, e ai është anëtarësimi në NATO dhe në BE. Dhe këtë në përgjithësi na e njeh edhe Evropa edhe bota”, theksoi Spasovski.

Ai thekson se ekziston konstatim nga disa faktorë ndërkombëtarë se vendi bëri kërcim të jashtëzakonshëm nga ajo që, nga një shtet i robëruar në vitin 2016, sot jemi vend në prag të BE-së.

“Ne si strukturë politike, si Qeveri, çdoherë jemi udhëhequr nga zëri i qytetarëve… Prandaj konsideruam se pas një vendimi të këtillë, për të cilin madje edhe vetë Bashkimi Evropian konstatoi se është gabim strategjik, duhet ta kthejmë mandatin tek qytetarët dhe nga qytetarët të kërkojmë ta sjellin vendimin i cili është vetëm në duart e tyre, e ai është si e shohin Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën në vijim. Cila është rruga nëpër të cilën duhet të lëvizë Republika e Maqedonisë së Veriut dhe çka është ajo që duhet të bëjmë, e tërë kjo me qëllim që t’i realizojmë interesat tona strategjike. Unë në atë pjesë konsideroj se e bëmë hapin e vërtetë, ndërkaq jam thellësisht i bindur se qytetarët e RMV-së do ta bëjnë hapin e vërtetë me sjelljen e vendimit të vërtetë në zgjedhje”, potencoi Spasovski.

Lidhur me pritjet për vendimin e Këshillit evropian për fillim të negociatave për anëtarësim të vendit, kryeministri potencoi se “ne edhe më tej do të vazhdojmë t’i japim argumente BE-së se qëndrojmë fuqishëm në rrugën për të cilën jemi përcaktuar dhe se interesi ynë strategjik për anëtarësim në BE nuk ka kurfarë alternative tjetër”.

“Sjellja e vendimit për negociata me RMV-në është porosi e qartë, mbështetje tejet e madhe për qytetarët, megjithatë edhe porosi e qartë për mbarë rajonin”, thekson Spasovski.

Në intervistë, kryeministri Spasovski theksoi se miratimi i Ligjit për prokurorinë publike nga përbërja e tanishme parlamentare nuk është kusht për marrjen e vendimit për fillim të negociatave, por se miratimi i tij do të jetë rekomandim serioz për Këshillin e Evropës se me të vërtetë kemi përparim serioz.

Kryeministri në intervistë flet edhe për rolin dhe funksionimin e Qeverisë teknike, për takimin me patriarkun e përgjithshëm Bartolomeu dhe për pritjet nga zgjedhjet e ardhshme.

Intervistën e plotë me kryeministrin Spasovski, së bashku me video materialin, MIA do t’i publikojë nesër. ab/

 

Back to top button
Close
Close